MENU
klinika

Risia në Dubai

Taksi pa shofer, fjala e fundit e teknologjisë!

16.10.2018 - 17:02

Ndoshta jo veturat fluturuese, por taksitë pa shoferë filluan testimet nëpër rrugët e Dubait të dielën.

Në shfaqjen vjetore të pajisjeve elektronike Gitex, Dubai’s Roads dhe Transport Authority, treguan shërbimin më të fundit autonom të taksive.

Këta taksi pa shoferë do të testohen për tre muaj në pjesë të ndryshme të qytetit, thuhet sipas zyrtarëve të transportit.

Veturat mund të shkojnë deri në 40kmh dhe të zënë katër pasagjerë. Ulësja te shoferi normalisht është e zbrazët dhe pasagjeri mund të marrë kontrollin e veturës nëse është e nevojshme.