MENU
klinika

'Xhisiela'

Nga Basha tek Salianji, Balla: Nesër tjetër kallëzim në prokurori

16.10.2018 - 18:32

Deputeti socialist Taulant Balla kërcënon opozitarët me një tjetër padi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Në një status në “Facebook” Balla thotë se kreu i PD-së Lulzim Bashë është nën hetim për kallëzim të rremë të kryer në bashkëpunim me ish-oficerin që denoncoi çështjen “Xhisiela” Emiljano Nuhu.

Balla e akuzon Bashën se turpëroi Shqipërinë me një paçavure që u lexua nga Genc Pollo në Parlamentin Europian. Ai i ka kërkuar llogari Bashës për “pazaret e bëra në SHQUP apo në oborrin e SHQUP-it”, ndërsa e këshillon të mos kërkojë marrëveshje për t’u tërhequr nga kallëzimet.

balla_pollo-konica.al

STATUSI I BALLËS

Lulzim Basha është zyrtarisht në hetim për “kallëzim të rremë të kryer në bashkëpunim” me shpifës Nuhun. Pse nuk shkon PD t’i shohë kamerat e komisariatit dhe praninë time ???në komisariatin e Fushë-Krujës, apo edhe të vetë Nuhut? Ti Lulzim si person në hetim ke të drejtë t’i shohësh. Apo hajt se do harrohet. Nuk e le unë në harresë, Lulzim! Sepse dje turpërove Shqipërinë aspak mua, me një paçavure që i dhe të lexojë Pollua.

Edhe Ervin Salianji është zyrtarisht në hetim bashkë me Babale&co. Nesër tek Prokuroria e Krimeve të Rënda depozitoj kallëzim të plotë për vepra penale të kryera në bashkëpunim për Lulzim Bashën, Ervin Salianjin dorë për dore me Florenc Hoxhën, pazarxhinjtë e sëmurë që ranë brenda në kurthin që ngritën vetë me ca personazhe qesharakë e që nuk ka alibi që i shpëton.

Ti Lulzim duhet të sqarosh pazaret me këta persona, të bëra në SHQUP apo në oborrin e SHQUP-it. Kallëzimi dhe çdo informacion tjetër është në dispozicion të Prokurorisë, sepse shqiptarët duan të dinë të vërtetën sa më shpejt. Luli kërcen nga një degë në një degë, nga një gënjeshtër në tjetrën. Turp s’ka.
Lulzim mos kërko marrëveshje për t’u tërhequr nga kallëzimet. Do t’i shkojmë deri në fund secilës prej shpifjeve.