MENU
klinika

Si ndikon Covid-19 tek shëndeti mendor?

Studimi befasues nga Universiteti i Oksfordit: Një në pesë pacientë…

10.11.2020 - 13:51

Ndërkohë që pandemia u bë shumë muaj që është mes nesh dhe nuk dihet ende sa do zgjasë, deri sa një vaksinë e sigurt të dalë dhe të sigurojë mbulim për të gjithë popullsinë e botës, mbetet ende e paqartë pasoja që lë në shëndetin mendor kjo sëmundje.

Por një studim i fundit, ka arritur të zbulojë se brenda një periudhe 3 mujore nga marrja e përgjigjes pozitive në testin e tamponit, pothuajse një në pesë persona shfaqin çrregullime të shëndetit mendor.

Siç raporton The Guardian, një në pesë persona që kanë qenë të prekur nga Covid-19, ‘diagnostikohen me një çrregullim psikiatrik si ankthi, depresioni ose pagjumësia brenda tre muajve nga testimi pozitiv për virusin”.

Kjo sipas një studimi që sugjeron se duhet menjëherë që të ndërmerren veprime për të zbutur ndikimin e pandemisë në shëndetin mendor të njerëzve. Studimi u krye nga shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit dhe NIHR, Qendra e Kërkimit Biomjekësor Shëndetësor në Oksford.

Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se njerëzit me një diagnozë paraprake me probleme të shëndetit mendor, kishin 65% më shumë gjasa të diagnostikohen me Covid-19 sesa ata pa probleme të shëndetit mendor.

“Ky zbulim ishte i papritur dhe ka nevojë për hetime të mëtejshme. Në ndërkohë, të kesh një çrregullim psikiatrik duhet të shtohet në listën e faktorëve të rrezikut për Covid-19″, tha Dr Max Taquet, një bashkëpunëtor klinik akademik i NIHR dhe një nga autorët e studimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Po nëse del vaksina kundër koronavirusit?

A do mund të vaksinohen masivisht vende si Shqipëria?