MENU
klinika

Studimi/ "Do të ishte e mençur të vaksinoheshin..."

Vaksina e fruthit nxit mbrojtje ndaj COVID-19

22.11.2020 - 15:36

Shkencëtarët nga Universiteti i Xhorxhias në një studim të fundit kanë përcaktuar se vaksina MMR, e cila mbron nga fruthi, shytat dhe rubeola, gjithashtu mund të parandalojë edhe infektimin nga Covid-19. Ata kanë gjetur në studimin e tyre se personat që kanë bërë vaksinën kishin 29% më pak mundësi të prekeshin nga Covid-19.

Në studim u përcaktua se njerëzit me nivelet më të larta të antitrupave specifikë për shytat ishin ‘imunë’ nga Covid-19. Pjesëmarrësit kishin jetuar afër njerëzve të sëmurë me Covid-19, por kurrë nuk kishin dalë pozitiv. Përfundimet mund të shpjegojnë pse fëmijët e kalojnë lehtë virusin, ose nuk preken fare.

Përgjithësisht vaksina MMR u jepet të gjithë foshnjave nëntë muajsh dhe ata e marrin përsëri para se të bëhen gjashtë vjeç, kështu që efektet e vaksinës janë akoma shumë të freskëta në trupat e tyre.

Gjithashtu, një ekip i veçantë në universitetin e Kembrixhit zbuloi se proteinat kryesore në viruset e fruthit, shytave dhe rubeolës kanë ngjashmëri me proteinat në sipërfaqen e koronavirusit. Në teori, kjo do të nënkuptojë se trupi i një personi të vaksinuar kundër MMR njeh koronavirusin kur pushton dhe mund të shpejt do të reagojë.

Pasi një numër studiuesish mendonin se vaksina MMR është mbrojtëse ndaj Covid-19, studiuesit testuan teorinë në një grup prej 80 personash. Shumica kishin rezultuar pozitive për koronavirus, me simptoma të lehta dhe të rënda.

Studiuesit krahasuan nivelet e antitrupave specifikë të shytave, fruthit dhe rubeolës midis të gjithë pjesëmarrësve. Antitrupat janë pjesë e sistemit imunitar që ndihmojnë në pastrimin e një infeksioni. Ato prodhohen ose kur një person është i infektuar, ose kur ata marrin një vaksinë, në mënyrë që herën tjetër kur të shfaqet një virus, trupi është i përgatitur të bëjë antitrupa posaçërisht për ta luftuar atë. Prandaj vullnetarët në studim kishin antitrupa kundër MMR ose sepse ishin vaksinuar ose ishin ekspozuar më parë ndaj sëmundjeve gjatë gjithë jetës.

Gjetja kryesore e studimit ishte se ata me një përgjigje veçanërisht të fortë të antitrupave të shytave kishin më pak të ngjarë të vuanin rëndë nga Covid-19. Por kjo u pa vetëm tek ata, antitrupat e të cilëve erdhën nga vaksinimi, në krahasim me ata që kishin patur në të vërtetë sëmundjen. Studiuesit thanë se kjo ishte ndoshta për shkak se “antitrupat themelorë që mund të mbrojnë kundër Covid-19 mund të jenë zbehur”

Studimi gjithashtu tregoi që vendet me nivel të lartë të vaksinës MMR janë mbrojtur nga shpërthimet e rënda të Covid-19. . Autori kryesor i studimit, Jeffrey E. Gold, president i Organizatës Botërore, në Watkinsville, tha se kjo tregon se vaksina MMR mund të jetë mbrojtëse ndaj Covid-19.

“Gjithashtu mund të shpjegojë pse fëmijët kanë një normë shumë më të ulët të rasteve Covid-19 sesa të rriturit, si dhe një normë shumë më të ulët të vdekjeve. Shumica e fëmijëve bëjnë vaksinimin e tyre të parë MMR rreth moshës 12 deri në 15 muajsh dhe një të dytë nga mosha katër deri në gjashtë vjeç.’ Antitrupat zbehen me kalimin e kohës, por përsëri mund të ofrojnë mbrojtje kundër viruseve,”tha ai.

Studiuesit zbuluan se një fëmijë ka antitrupa të shytave nën 134 AU / ml deri në moshën 14 vjeç. Është po kjo moshë që prevalenca e koronavirusit rritet ndjeshëm, thanë ata.

Bashkautori David J. Hurley, profesor dhe mikrobiolog molekular në universitetin e Gjeorgjisë, tha se ky është studimi i parë imunologjik që vlerëson marrëdhëniet midis vaksinës MMR dhe Covid-19.

“Korrelacioni i anasjelltë statistikisht i rëndësishëm midis proteinave të shytave dhe Covid-19 tregon se ka një marrëdhënie të përfshirë që kërkon hetime të mëtejshme.

Vaksina MMR II konsiderohet një vaksinë e sigurt me shumë pak efekte anësore. Nëse ka përfitimin përfundimtar të parandalimit të infeksionit nga COVID-19, parandalimin e përhapjes së COVID-19, zvogëlimin e ashpërsisë së tij, ose një kombinim të ndonjërës ose të gjitha prej tyre, është një ndërhyrje shumë e vlefshme,” tha eksperti.

Hurley sugjeroi që të rriturve mbi moshën 40 vjeç duhet t’u jepet vaksina MMR nëse nuk e kanë marrë kurrë, pavarësisht nëse kanë apo jo akoma antitrupa kundër sëmundjeve. “Do të ishte e mençur të vaksinohen ata mbi 40 vjeç,” tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”

“Ka një kurë”, kompania nga Kalifornia ngjall shpresa

“Kemi zbuluar një antitrup që bllokon 100% koronavirusin”

Flet Laureati i Nobelit

“Korona po ngadalësohet”