Kryeministri Rama ka ardhur me një rast konkret nga jeta e tij personale, duke shtuar një tjetër motiv dhe arsye se përse ngulmon në realizimin e paketës anti-shpifje.
Si pasojë e shpifjeve sipas Ramës, kujton rastin kur ka gjetur djalin e tij të tmerruar poshtë krevatit, pasi kishte dëgjuar se nuk ishte i tij.
Kryeministri u shpreh se nuk i ka borxh askujt dhe nuk e toleron shpifjen.
“Unë jam babai i një djali 4-vjecar dhe një 30 vjeçari. Unë nuk i kam borxh askujt që dhe një fëmijë tjetër të rritet nën terrorin e shpifjeve dhe llumin që më hidhet.
Nuk e harroj unë kur e kam parë djalin tim, nën krevat të lidhur aty tek këmbët e tij, duke qarë e kuisur sepse kishte dëgjuar se nuk ishte djali im por i babait tim. Nuk shpifin gazetarët në botë.
Thotë njëri këtu vëllai jot kështu e del ky tjetri keshtu. Këtu nuk diskutohet fare për ngjarjet që u interesojnë njerëzve”- tha Rama.