MENU
klinika

"...kolegët tanë kinezë duan përgjigje..."

Kina lejon hetimet ndërkombëtare për origjinën e virusit

24.11.2020 - 09:00

OBSH bën me dije se Kina do të lejojë ekspertët e huaj për të kryer hetime në lidhje me origjinën e virusit COVID-19 që ka pushtuar botën.

Sakaq, drejtori për emergjencat në organizatën e Kombeve të Bashkuara, Michael Ryan nënvizoi se zyrtarë të qeverisë kineze kanë premtuar të mundësojnë një udhëtim të këtyre ekspertëve sa më shpejt të jetë e mundur.

Kina prej kohësh ka refuzuar thirrjet për të lejuar një hetim ndërkombëtar në lidhje me origjinën e virusit, duke thënë se ato janë të motivuara politikisht. Doktori Ryan shton se një ekip i plotë i ekspertësh do të zbresë në terren për të marrë pjesë në fazën e parë të hetimit brenda muajve të ardhshëm.

“Është e qartë se ne duam të mësojmë rreth origjinës së virusit. Duam të dimë nga erdhi apo nëse do të rishfaqet në të ardhmen. Besoj se dhe kolegët tanë kinezë duan përgjigje për këto pyetje”, tha Ryan.

Rastet e para me virus u zbuluan në qendër të qytetit kinez të Wuhan, në fund të vitit 2019.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të gjitha faktet, teoritë dhe qëndrimet

Analiza: Nga erdhi COVID-19?

A jemi të mbrojtur nëse infektohemi njëherë?

Çfarë dinë shkencëtarët për koronaviursin deri më tani?


Nga Lutfi Dervishi

Burg, burg, burg….

“Do keni paga të ngjashme ose më të mira sesa në Greqi“

Rama fton emigrantët të kthehen në Shqipëri

“Po të ishte e vërtetë s’do të ishin ‘prerë kokat’ nga radhët e PS”

Drejtësia e kontrolluar nga qeveria? Rama u përgjigjet kritikëve

“Në 2030 të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel”

Rama kërkon votën e emigrantëve në Greqi: Ta bëjmë Shqipërinë anëtare me të drejta të plota në BE!