MENU
klinika

Detajet

“Xhisiela”/ Rexhep Rraja kërkon lirinë sot në Apel

17.10.2018 - 08:36

Do të dalë sot para Gjykatës së Apelit të Tiranës, Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Përmes avokatit të tij, djali i deputetit ka paraqitur kërkesën në Apel për lirimin e tij nga paraburgimi.

Seanca do të zhvillohet në orën 10:30.

Gjyqtarja Shpresa Becaj do të shqyrtojë kërkesën e Rrajës për liri dorëzuar që më 8 tetor, ndërsa hetimet për këtë dosjen janë ende të hapura nga prokurorja Mirela Kapo.

Rexhep Rraja u arrestua me 30 shtator 2018. Ai akuzohet për përndjekjen e ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku.

Por kjo e fundit nga ana tjetër ka deklaruar se me Rexhepin ka pasur vetëm marrëdhënie xhelozie dhe se ai nuk e ka keqtrajtuar.