Një lajm tepër i bukur erdhi sot nga Dua Lipa e cila së bashku me Beyoncé dhe Taylor Swift kryeson nominimet për çmimet Grammy 2021.
Dua Lipa është nominuar gjashtë herë për kategoritë “Albumi më i mirë i vitit”dhe “Albumi më i mirë Pop Vokal” për albumin Future nostalgia, “Regjistrimi i vitit”, “Kënga e vitit”, “Performanca më e mirë solo Pop” për Dont’start now, “Bashkëpunimi më i mirë pop” për Un Dia (One Day)” në bashkëpunim me J Balvin, Bad Bunny, and Tain.
Së fundmi, ajo ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku e përshkuan këtë lajm si “çmenduri” dhe të pabesueshëm.
Po ashtu, autorja e hitit “New rules” ka shpërndarë edhe video nga momenti kur ka mësuar lajmin e madh, ku edhe ka shpërthyer në të qara nga gëzimi.
Nuk më duket e vërtetë!!!!! 6 nominime GRAMY !!! Çfarë jete !!!! NUK MUND TA BESOJ !!! 6 !!!!! Zemra ime po rreh fortë dhe jam në shok total! Kam ngrirë !!!!!! Faleminderit shumë për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen! FALEMINDERIT @RECORDINGACADEMY !!!!!!!!!
Duhet të pushojë pak që të mbledh veten !!!!Future nostalgia forever”- shkroi ajo në Instagram.
Kujtojmë se në 2019 Dua ka shkruar historinë pasi është bërë shqiptarja e parë që rrëmben dy çmime “Grammy”.
Artistja jonë fillimisht fitoi në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën e saj të suksesshme “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo. Po ashtu, triumfoi edhe në një ndër kategoritë më të mira të ceremonisë, atë të kategorisë “Artistja e re më e mirë”.
Grammy do të transmetohet më 31 janar 2021, nga ora 20:00-23:30 nën moderimin e Trevor Noah. Të nominuarit u njoftuan sot, më 24 nëntor, në një ceremoni virtuale ku morën pjesë Dua Lipa, Imogen Heap, Lauren Daigle, Mickey Guyton, Yemi Alade, Nicole Benedetti, Pepe Aguilar, Sharon Osbourne etj.