25.11.2020 - 14:27
Presioni ndërkombëtar për të bërë funksionale Gjykatën Kushtetutese sa vjen dhe shtohet. Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ai i BE Luigi Soreca kanë vendosur 31 dhjetorin si afatin për ngritjen e saj.
Dy diplomatët kanë zhvilluar sot një takim me kryetaren e KED, Vitore Tusha.
“Bashkë me Luigi Soreca takuam sot kryetaren e KED Tusha për të rikonfirmuar afatin kohor për të caktuar kandidatë e kualifikuar për Gjykatën Kushtetuese. Takimi i nesërm i KED që përfshin Parlamentin dhe Presidencën, duhet ta çojë procesin përpara në mënyrë që … të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale deri më 31 dhjetor”, shkruan në twitter, Yuri Kim.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Urdhri i Kuvendit: Shpall menjëherë të gjitha vakancat
Mesazhi i Yuri Kim/ Ja si KLGJ mban peng Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë!
Yuri Kim: Ata që s’e duan Reformën në Drejtësi po përpiqen të…
“Nuk heq dorë kollaj”- Paralajmërimi i ambasadores amerikane
Nga Sami Repishti