Trashëgimtarja e “Top Channel”, Sara Hoxha dhe partneri i saj Ledion Liço janë prindër të dy djemve.
Dy vogëlushët e tyre, të cilët janë ndër fëmijët e njohur të showbiz-it, quhen London dhe Roman.
Në rrjete sociale shohim vazhdimisht momente të Sarës me djemtë e saj, të cilët mundohet t’i ekspozojë sa më pak.
Pas lindjes së Romanit, Sara tregoi se “kishte zënë mend” nga eksperienca me djalin e parë, London, ndaj kishte vendosur t’i ekspozonte sa më pak që tani e tutje fëmijët e saj.
Por, së fundmi trashëgimtarja e “Top Channel” ka nisur ta lëshojë pak dorën dhe sot si rrallëherë na ka përshëndetur me një foto me të birin, Roman.
Ata kanë pozuar në ashensor, ndërsa portretin e Romanit duket se do të presim akoma më shumë për ta parë.
Megjithatë, jemi në hapa të mbarë dhe shumë shpejt mund ta shohim të voglin e familjes së tyre, që na ka bërë të gjithëve kaq kuriozë dhe duam të dimë se kujt i ngjan më shumë.