MENU
klinika

Pastrimi i mbetjeve hapësinore

Gati misioni i parë në histori

27.11.2020 - 11:54

Një kompani zvicerane ka vendosur të nisë misionin e parë të pastrimit të hapësirës në planet, pasi Agjencia Europiane e Hapësirës tha të enjten se po nënshkruanin një marrëveshje prej 86 milionë eurosh me përfaqësuesit e “startup” – it zviceran.

Kompania “ClearSpace”, shpreson të lëshojë një satelit të veçantë deri në vitin 2025, i cili do të jetë në gjendje të rrëmbejë pjesë të mbetjeve hapësinore në orbitën e Tokës. Aktualisht, mijëra satelitë të shkatërruar dhe shumë copa më të vogla mbetjesh po sillen rreth planetit, duke paraqitur një rrezik për përplasje gjithnjë e më të madh për satelitët që punojnë dhe madje edhe për Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

“Imagjinoni sa i rrezikshëm do të ishte lundrimi në det të hapur, nëse të gjitha anijet e humbura ndonjëherë në histori do të lëviznin akoma mbi ujë” tha Drejtori i Përgjithshëm i ESA-s, Jan Wörner, ndërsa njoftoi për herë të parë misionin në dhjetorin e kaluar.

Themeluesi dhe CEO i ClearSpace gjithashtu paralajmëroi se rreziku do të rritet vetëm për shkak të planeve për të dërguar “qindra apo edhe mijëra satelitë” në orbitën e ulët të Tokës në vitet e ardhshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”