Jo shumë kohë pasi sonda hënore kineze “Chang’e-5” u lëshua në hapësirë, një zyrtar i programit hapësimor të Kinës përmendi përsëri planin për një bazë kërkimore në Hënë.
“Gradualisht do të zhvillohen edhe misionet ‘Chang’e-6’, ‘Chang’e-7’ dhe ‘Chang’e-8′”, tha Hu Hongliang, sekretari i përgjithshëm i Administratës Kombëtare Hapësinore të Kinës (CNSA), barasvlerësja kineze e NASA-s.
“Gjithashtu është planifikuar një bazë kërkimore ndërkombëtare në Hënë”, shtoi ai.
Një bazë e tillë ka shumë të ngjarë të presë njerëzit e parë që jetojnë në sipërfaqen e një trupi tjetër qiellor përveç planetit Tokë, gjë që mund të hyjë histori.
Zhang Kejian, kreu i CNSA-së, i tha medias në vitin 2019 se baza e hënës do të përfundojë për “rreth 10 vjet”.
Kina tashmë po bën disa përparime me “Yuegong-1”, një laborator i pavarur që mund të ndihmojë njerëzit të mbijetojnë në Hënë. Eksperimentet e hershme në vitin 2017 dhe 2018-n treguan se vullnetarët mund të mbijetonin një vit në laborator.
97 për qind e laboratorit është e vetëmjaftueshme. Kjo do të thotë që Kina duhet të dërgojë vetëm tre përqind të pajisjeve në Hënë çdo vit për ta mbajtur laboratorin në funksionim gjatë gjithë kohës.
Më e rëndësishmja, ky do të jetë një projekt ndërkombëtar i udhëhequr nga Kina që përfshin fuqi të tjera hapësinore, si Rusia dhe Evropa.
“Ka të ngjarë të vendoset në skajin jugor të hënës. Do të përdoret vetëm për qëllime paqësore dhe do të sjellë përfitime për të gjitha palët e përfshira,” theksoi kryeinxhinieri i projektimit i programit hënor të Kinës Wu Weiren.