MENU
klinika

“Gërshërët” në fund të vitit

COVID-19 “sakrifikon” fondet e 16 institucioneve

28.11.2020 - 14:34

Situata në përkeqësim me pandeminë COVID-19, e ka detyruar qeverinë shqiptare që në mbyllje të vitit të sakrifikojë fondet e 16 institucioneve publike, për të kaluar një fond prej 2 miliardë lekësh apo 16 milionë eurosh në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë në programin “përkujdesja sociale”, për të përmbushur nevojat deri në hyrjen në fuqi të buxhetit të ri 2021.

Kështu, referuar vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare i, cili tashmë ka marrë fuqi ligjore, janë shkurtuar fondet korrente kryesisht për institucione si Kuvendi, Kryeministria, Ministria e Bujqësisë, ku është ndërhyrë më së shumti në sektorin e sigurisë ushqimore, Ministria e Kulturës, e Drejtësisë,  Ministria e Brendshme, Shërbimi Informativ Shtetëror, Ministria e Turizmit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, INSTAT dhe ILKPKI, etj.

Ndërkohë që më shumë fonde janë shkurtuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ku është prekur menaxhimi i të ardhurave tatimore dhe tregu i punës. Ndërsa në Ministrinë e Shëndetësisë është bërë rishpërndarje fondesh në disa zëra. Për vitin e ardhshëm, është parashikuar buxhet në rritje për këtë institucion me 23 për qind, ndërkohë që 2 miliardë lekë janë akorduar vetëm për rimbursimin e ilaçeve anti-covid për qytetarët që do të preken./Scan

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



BSH: Të huajt blenë prona, në Tiranë e bregdet

Rriten qiratë, apartamentet shiten më lirë!

Të gjitha valutat e huaja në rënie!

Euro prek vlerën më të ulët për muajin prill!

Kryesindikalisti: Ka burokraci, u dogjën fondet!

Flota e peshkimit në Durrës, në krizë ekonomike!

Deri në mars janë regjistruar 716 mijë autovetura

1 në 4 persona ka një makinë në Shqipëri!