MENU
klinika

Projekti

Zgjidhja për energjinë gjendet në hapësirë?

28.11.2020 - 18:19

A do ta mendonim ndonjëherë se një stacion i madh solar do të furnizonte Tokën me energji të ripërtëritshme që nga hapësira? Mbase dhe jo. Por një projekt i tillë mund të ndërtohet me të vërtetë pasi Agjencia Hapësinore Europiane po e merr në konsideratë idenë e shkencëtarit rus Konstantin Tosiolkovsky të hedhur që në 1920-ën.

Ndryshimet klimaterike kanë qenë një sfidë shumë e madhe për Tokën si planet, por edhe për njerëzimin. Shumë gjallesa po zhduken, temperaturat po rriten, por mbi të gjitha sfida kryesore është burimi energjisë dhe konsumimi saj.

Kështu krijimi i pajisjeve teknologjike që ripërtërijnë energjinë është zhvilluar shumë vitet e fundit, të cilat kryejnë punë efikase me kosto shumë të ulët. Panelet e erës dhe diellit prodhojnë energji vetëm kur fryn era apo kur shkëlqen dielli, ama ne kemi nevojë për energji elektrike çdo ditë dhe çdo minutë. Dhe nevoja për të ruajtur energji në shkallë të madhe është e domosdoshme.

Një mënyrë e tillë do të ishte përmes energjisë solare të krijuar nga hapësira. Kjo pasi Toka orbiton rreth diellit 24 orë në ditë, duke e thithur dhe reflektuar energjinë dhe dritën e tij, për këtë arsye një panel i tillë do të ishte shumë i domosdoshëm për energjinë e ripërtëritshme.

Sfida kryesore është të dërgojnë në hapësirë një satelit të tillë, po me përmasa të mëdha. Përllogaritet që një panel solar të jetë rreth 10 kilometër katror, domethënë të mbulojë 1400 fusha futbolli dhe materiali i ndërtimit duhet të jetë shumë i lehtë dhe pa shpenzime pasi të ardhurat duhet të shkojnë për nisjen e raketës në hapësirë më shumë sesa ndërtimin e saj.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”