MENU
klinika

"Shoh si forcë madhore një organizim nga BE"

Opinioni i Venecias për Kodin Zgjedhor/ Nazarko: Mund të krijojë dinamikë të re…

02.12.2020 - 17:55

Analisti Mentor Nazarko sheh Bashkimin Europian pas opinionit paraprak të Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Nazarko tha se ky është një opinion i përbashkët nga Venecia që përfaqëson Këshillin e Europës dhe ODIHR-it. Sipas tij, mund të krijohet një dinamikë e re në dialogun politik.

“Është një opinion i përbashkët i Venecias që përfaqëson KiE-n dhe ODIHR. Është një lajm i jashtëzakonshëm i cili mund të krijojë një dinamikë të re në dialogun politik në Shqipëri. Deri diku i jep të drejtë pretendimeve të opozitës dhe Presidentit dhe nëse ky mendim këshillimor bashkëngjitur vendimit të këshillit që me gjasë nuk do ketë çelje të negociatave mund të sjellë në një rishikim të Kodit Zgjedhor në terma që mund të jenë diku në mes të atyre që janë miratuar deri tani pa opozitën parlamentare. Mund të kemi një zhvillim pozitiv në jetën tonë politike. Absolutisht po një ndryshim nga ky parlament”, tha Nazarko.

Ai shtoi më tej se Komisioni i Venecias po vepron si Gjykatës Kushtetuese dhe me miratimin e palëve, po vepron si e tillë.
“Që këto sugjerime të konfirmohen nga sistemi i brendshëm kushtetues do ishte mirë të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese. Sa më shpejt të ndodhin ndryshimet, sa më shpejt të fillojë një dialog i ri dhe të kemi ndryshime që përfaqësojnë edhe pozicionin e PS dhe të opozitës jashtëparlamentare aq më mirë është. Komisioni i Venecias në rastin e Shqipërisë ka qenë shumë aktiv dhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese e ka luajtur vetë këtë rol.
Një nga dobitë e integrimit është se nëse ti shtëpinë tënde të vogël nuk e ke rregulluar nga brenda hyn një funksion institucioni rregullues”, u shpreh ai.

Nazarko tha se me gjithë deklaratat e kryeministrit Edi Rama, nëse ky opinion do i bashkëngjitet presionit të Komisionit Europian do të ketë rezultate. Ai thotë se pas këtij opinioni është një organizim nga BE.

 

 

“Zoti Rama ka thënë që këto sugjerime të Komisionit të Venecias do të diskutohen në zgjedhjet e ardhshme.

Por imagjinoj nëse këto do i bashkëngjiten presionit të KE do të kemi rezultate. Ky opinion ishte shpresa e fundit e opozitës jo parlamentare për ndryshimet në Kod.
Në qoftë se do kishim përfundime që do ishin vetëm të Komisionit të Venecias do ishin abstrakte sepse ato hyjnë në lëndën kushtetuese të atij materiali që i është dhënë. Kur ka hyrë ODIHR spektri i asaj lënde ka qenë më i gjerë. Ky është një rekomandim strikt politik. ODIHR aty ka qenë por po e bën në këtë moment sepse e ka parë të arsyeshme tani.
Angazhimi i përbashkët i ODIHR dhe Komisionit të Venecias është një angazhim i vënë në lëvizje nga BE. Shoh si forcë madhore një organizim nga BE.
Imagjinoj që për shkak të sezonit në të cilin gjendemi, vendimi nuk do ishte kaq i shpejtë. Është pozitiv. Unë imagjinoj që zoti Rama do reflektojë përballë këtyre ndryshimeve”, tha ai.

Nazarko u shpreh se qëndrimi konstruktiv i opozitës muajt e fundit duhet të shpërblehet në një farë mënyre.
“Le të presim që të dy palët të jenë konstruktiv. Opozita këto muajt e fundit ka qenë konstruktive. Nuk ka zgjedhur rrugën e dhunës, të presionit ndaj qeverisë, rrugën e rrugës, ka qenë pro pozitive, sa i takon ekonomisë, pandemisë. Ky qëndrim konstruktiv i opozitës duhet të shpërblehet dhe prej qeverisë.
Të mos jemi kasandriakë se çfarë drejtimi do marrin zhvillimet pas këtij vendimi”, tha ai.

Sa i përket vendimit për shtyrjen negociatat apo përcaktimin e kornizës negociuese më vonë, Nazarko e sheh të lidhur me fatin e Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, nëse Maqedonia e Veriut na tërhoqi në mars përpara, tani po na tërheq pas.

“Në qoftë se do të shikojmë interpretimin strikt të çeljes së negociatave, negociatat quhen të çelura. Nuk kemi një kornizë negociatore dhe një datë të konferencës së parë. Mendoj se ka fituar qasja gjeopolitike. Meqenëse Maqedonia e Veriutnuk mund ta tejkalonte veton bullgare atëherë dhe Shqipëria nuk u lejua të bënte një hap përpara. Shqipëria është më mbrapa me reformat, por në qoftë se kujtojmë zhvillimet e marsit 2020 ishte një situatë kur presidenti Macron tha që ne nuk mund të lejojmë që Shqipëria të mbetet pas Maqedonisë së Veriut. Fuqitë e mëdha kanë vendosur t’i mbajnë përsëri bashkë. Kam besuar që presidenca gjermane kishte objektivin e saj themelor qe të mbyllej me çeljen e negociatave për këto dy vende. Kjo shtyrje në kohë i ndihmon të dyja vendet të ecin para”, deklaroi Nazarko.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!