MENU
klinika

Hapësirë për 4 persona

Ambulanca elektrike, më e shpejtë se një helikopter

03.12.2020 - 10:18

Në të ardhmen mendohet se avioni do të transportojë pacientët në spital në mënyrë autonome.

Kësaj ideje i qëndron dhe Vertiia nga AMSL Aero dhe Universiteti i Sidneit, një avion-ambulancë I krijuar që të sigurojë ndihmë më të shpejtë në raste urgjente.

Avioni arrin një shpejtësi prej 300 km ne orë, dhe kjo e bën më të shpejtë se një helikopter normal. Më së shumti, ai është konceptuar për rajonet rurale të Austrialisë, duke qenë se largësia e bën të vështirë në mjaft raste transportimin në kohë të pacientëve.

Por krijuesit e Vertiias shpresojnë se falë saj, dërgimi në spital do të jetë më I shpejtë, dhe kjo ka mjaft vlerës sidomos në rastet kur koha mund të bëjë diferencën mes jetës e vdekjes.

Pajisja ka hapësirë për gjithsej 4 persona. Aktualisht, ajo po testohet në Aeroportin Narromine në New South Wales.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”