MENU
klinika

Nga The New York Times

A i duhet SHBA-së ndihmë për unitet mes Trump dhe Biden?

05.12.2020 - 17:04

Kanë kaluar katër javë që kur Joe Biden u shpall fitues i zgjedhjeve në SHBA dhe për të cilat luftoi fort. Votat janë numëruar në Xhorxhia. Tri herë. Megjithatë, presidenti në detyrë refuzon të pranojë humbjen dhe ka publikuar ​​një video 46-minutëshe duke pretenduar “mashtrimin masiv” të popullatës dhe manipulimin e zgjedhjeve. Ai e ka bërë të qartë se nuk do largohet nga Shtëpia e Bardhë në heshtje. Prandaj, jam i sigurt që po mendoni të gjithë si unë: Kur do të ndërhyjë komuniteti ndërkombëtar dhe të zgjidhë këtë krizë?

Sigurisht, Joe Biden fitoi si Kolegjin Zgjedhor ashtu edhe votën e popullit. Por presidenti aktual nuk pranon të heqë dorë. Ai ka disa milici në veri dhe në jug që janë besnikë ndaj tij, së bashku me pjesë të mëdha të vendit. Ju e dini se çfarë do të thotë kjo. Ekziston mundësia që sekretari i shtetit i një vendi të huaj të ndërmjetësojë një marrëveshje për ndarjen e pushtetit, siç bëri John Kerry në Afganistan në 2014. Ndoshta Trump mund të shërbejë si zyrtari kryesor ekzekutiv i një qeverie të unitetit. Ose ai mund të vihet në krye të pajtimit kombëtar.

Ndoshta ndonjë ligjvënës i Lindjes së Mesme atje është duke punuar në një propozim për shpëtimin tonë politik, bazuar në ndarjen e vendit tonë në etno-shtete gjysmëautonome, ashtu si plani i Biden për Irakun. Por unë nuk mendoj kështu. Përveç disa zyrtarëve të huaj individualë që shprehin trishtim ose përbuzje, ka qenë kryesisht një heshtje shurdhuese (dhe e vështirë) nga pjesa tjetër e botës në momentet kur SHBA ka patur nevojë për mbështetje.

Ku janë kërcënimet e sanksioneve nëse presidenti nuk respekton rezultatet e zgjedhjeve? Ku janë paralajmërimet e rrepta që rekomandimet e vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve duhet të zbatojnë? Nëse Trump refuzon largimin nga Shtëpia e Bardhë, siç bëri lideri Filipinas Ferdinand Marcos në 1986, kush do të luajë rolin e Paul Laxalt dhe ta bindë atë se “koha për t’u larguar ka ardhur”?

“Nëse Shtetet e Bashkuara do të ishin një vend i rregullt, Joe Biden do të kishte presion masiv tani nga fuqitë e mëdha për të azhurnuar sistemin elektoral të vjetëruar amerikan,” Dov H. Levin, asistent-profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Hong Kong, tha. “Do të ishin qindra ekspertë elektoralë që mund t’i tregonin SHBA-së si ta bënte këtë gjë. Ata mund të kërkojnë, për shembull, që SH.B.A. të ngrejë një komitet të pavarur zgjedhor që do të jetë përgjegjës për përcaktimin e fituesit pa qënë e nevojshme që këtë gjë ta bëjnë media të tilla si CNN apo Fox News.

Ne nuk jemi vend i rregullt. Jemi të jashtëzakonshëm, aq sa marrim pjesë rregullisht në zgjedhjet e të gjithëve. Një në çdo 11 zgjedhje në të gjithë botën midis 1946 dhe 2000 paraqiti një lloj ndërhyrjeje të SHBA, sipas librit të ri të Dr. Levin, “Përzierja në Kutinë e Votimit”. Ne pushtuam Irakun për t’i çliruar nga një despot. Ne ndihmuam në ridizenjimin e të gjithë sistemit zgjedhor të Kenias pas zgjedhjeve të saj të diskutueshme. A nuk është koha që ata të kthejnë favorin?

Në fund të fundit ne kemi bërë për demokracinë kudo, si mund të na braktisë bota tani? Caroline Hartzell, kryetare e departamentit të shkencave politike të Kolegjit Gettysburg, e cila është një eksperte mbi marrëveshjet e ndarjes së pushtetit, tha se amerikanët mund të marrin disa tregues nga vendet e tjera që arritën të dëbojnë udhëheqës të padëshiruar. Disa vende i joshin ata të tërhiqen duke u premtuar atyre tituj të lartë ose poste simbolike të kabinetit.

Të tjerët i lënë anëtarët e familjes në pozita të pushtetit. Në Nikaragua në 1990, Presidenti Daniel Ortega u largua nga pushteti pas disfatës në kutinë e votimit dhe pas një marrëveshje la vëllain e tij në krye të ushtrisë. Kjo është paksa si Trump që liron Shtëpinë e Bardhë, por e lë Javankën në krye të Departamentit të Shtetit.

“Deri më tani, sistemi po funksionon, pa asnjë falënderim për Republikanët në Kongres, në nivelin shtetëror.”

“Edhe Prokurori i Përgjithshëm William Barr më në fund tha se nuk ka prova që gjërat të shkojnë keq.”

Por mund të jetë pak e vështirë në të ardhmen kur, të themi, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo do përpiqet të shajë liderët e një vendi tjetër për “parregullsi zgjedhore” (siç bëri me Tanzaninë muajin e kaluar) pasi punoi për Trump që e deklaroi veten fituesi i zgjedhjeve me miliona vota ende të pa numëruara.

Po sikur radhët e zyrtarëve tanë lokalë të zgjedhjeve të dukeshin më shumë si Monica Palmer dhe William Hartmann, e GOP që u përpoqën të ndalonin vërtetimin e votave nga Detroit, sesa si Gabriel Sterling, zyrtari i GOP në Xhorxhia i cili kërkoi me forcë që presidenti aktual Trump “të ndalonte së nxituri njerëzit për të kryer akte të mundshme dhune”?

A mundet që bota të zhvendosë një diktator amerikan, nëse do të arrihej ndonjëherë deri tek kjo? A do ta largonte Franca? A do të bënte Spanja apo Seychelles një ofertë joshëse për mërgim luksoz të tij, ashtu si zyrtarët amerikanë u ofruan udhëheqësve të Haitit në 1994? A do të krijojë miliarderi telekomunikues i lindur në Sudan Mo Ibrahim një shoqëri prestigjioze për presidentët amerikanë që heqin dorë paqësisht nga pushteti? A mund dikush thjesht t’i ofrojë Trump një grumbull parash për t’u larguar? Bill Maher tashmë e provoi këtë gjë. Nuk funksionoi.

Realiteti është se nëse Donald Trump vërtet refuzon të largohet nga pushteti, nuk ka shumë gjëra që bota mund të bëjë për këtë. Dhe Trump e di mirë këtë.

Shumica e vendeve që shpëtohen nga despotët e tyre aspirues janë të varfëra dhe të dobëta, lehtësisht të ndikuar nga kërcënimi i mbajtjes së ndihmës ose garancive të huasë ose investimeve të huaja.

“Arsyeja që funksionon në vendet e tjera ka të bëjë me cenueshmërinë ekonomike që thjesht nuk është e pranishme në këtë rast,” tha Dr. Donno.

Unë nuk e shoh BE-në apo Francën apo Gjermaninë të përdorin ndonjë lloj presioni apo joshje.

Me fjalë të tjera: Bota nuk do të na shpëtojë kështu që Amerika, dreqi e di se si por duhet të shpëtojë vetë nga kjo situatë.

Përkthyer dhe përshtatur nga The New York Times/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Njeriu i fuqishëm i BE-së

Kush është Manfred Weber?

Darka sekrete në vilën e presidentit të zgjedhur të SHB-ve

Pas Elon Musk, Trump “bën për vete” edhe themeluesin e Facebook?!

Presidenti amerikan cakton njeriun që duhet të ndalojë luftën

BE kërkon ndihmën e Trump për të “asgjësuar” Rusinë