Pas 90-vjeçares Margaret, nga Irlanda e Veriut, gruaja e parë që mori vaksinën Pfizer-BioNtech Covid, në Mbretërinë e Bashkuar, ishte radha e një tjetër të moshuari, për dozën e parë të serumit. Ai quhet William Shakespeare, adash i poetit dhe dramaturgut dhe po si ai, me origjinë nga Warwickshire, raportojnë mediet e huaja.
Por, ngjashmëritë nuk mbarojnë këtu.
Shekspiri, 81 vjeç, mori një injeksion në spitalin universitar “Coventry”, jo shumë larg “Stratford-Upon-Avon”, vendlindja e shkrimtarit të njohur anglez, ku ai u shtrua në spital.
Të moshuarit, që u vaksinuan kundër covid-19, si edhe të gjithë ata që u vaksinuan ditën e sotme, do të marrin dozën e dytë, brenda tri javëve, për mbrojtjen maksimale kundër virusit.
Sakaq, historia e ngjashmërsisë bëri xhiron e medieve sociale, pa munguar batutat dhe komentet gazmore.
Në “Twitter”, ka shumë përdorues që kanë komentuar rastin që ngjalli jo pak habi, duke cituar fraza nga veprat e dramaturgut.
“Të vaksinohesh apo të mos vaksinohesh: kjo është çështja”, lexojmë në një cicërimë që i bën jehonë drejtpërdrejt, Hamletit ose “Gjithçka që duket mirë, përfundon (jo) mirë”, duke iu referuar titullit të komedisë, shkruar më 1602-1603.
Për Mbretërinë e Bashkuar, kjo e sotmja do të mbahet mend, si ditë historike në luftën kundër koronavirusit.
Brenda kësaj jave, do të ketë rreth 800,000 vaksinime me Pfizer-BioNtech, të shpërndarë pas miratimit të agjencisë rregullatore MHRA.
Midis atyre që morën dozat e para, së bashku me Margaret dhe William, janë edhe mbi 80 persona në pritje, punonjës pranë RSA dhe personel shëndetësor.
Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, gjatë intervistës për programin “Good Morning Britani”, nuk mundi t’i mbante lotët e gëzimit, ndërsa dëgjoi fjalët e Shekspirit, i cili, e vlerësoi injeksionin si “revolucionar”, që “do të fillojë të ndryshojë jetën”./Konica.al