MENU
klinika

Datat e 10 sfidave

Kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë për “Qatar 2020”

08.12.2020 - 19:31

Ditën e djeshme u zhvillua shorti për ndarjen në grupe të 55 skuadrave përfaqësuese, ku Shqipëria u vendos në grupin I së bashku me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorran dhe San Marinon.

Sot u diskutua ndërmjet federatave përkatëse për të përcaktuar kalendarin e ndeshjeve. Shqipëria do ta fillojë garën kualifikuese më 25 Mars 2021 kundër Andorras në transfertë dhe do ta përfundojë më 15 Nëntor 2021 përsëri me Andorrën në shtëpi.

Ndeshja I, 25 Mars 2021: Andorra-Shqipëri

Ndeshja II, 28 Mars 2021: Shqipëri-Angli

Ndeshja III, 31 Mars 2021: San Marino- Shqipëri

Ndeshja IV, 2 Shtator 2021: Poloni-Shqipëri

Ndeshja V, 5 Shtator 2021: Shqipëri-Hungari

Ndeshja VI, 8 Shtator 2021: Shqipëri-San Marino

Ndeshja VII, 9 Tetor 2021: Hungari-Shqipëri

Ndeshja VIII, 12 Tetor 2021: Shqipëri-Poloni

Ndeshja IX, 12 Nëntor 2021: Angli-Shqipëri

Ndeshja X, 15 Nëntor 2021: Shqipëri-Andorra