Është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare ish-trajneri i Argjentinës Alehandro Sabella. Ish-nënkampioni i botës me përfaqësuesen bardhekaltër në vitin 2014 humbi jetën ditën e sotme.
Mediat argjentinasse raportojnë se gjendja shëndetësore e Sabella-s u përkeqësua shumë ditën e shtunë dhe për fat të keq nuk pati asnjë mundësi shpëtimi. Sabella u shtrua në spital në 25 nëntor, ditën kur vdiq ikona e futbollit botëror Diego Armando Maradona.
Sipas raportimeve nga vendi i tij, Sabella ishte infektuar me një virus brenda në spital gjatë kohës që kurohej nga problemet në zemër. Në Argjentinë, Sabella njihet për sukseset me Estudiantes në vitin 2009 duke fituar Kupën Libertadores.
Ndërsa çoi Argjentinën për herë të parë në finale të një Kupe Bote pas 24 vitesh më 2014-n, por u mposht nga Gjermania 0-1 në Brazil me golin e Mario Gotze. Viti 2020 mund të konsiderohet një vit zie për Argjentinën.