MENU
klinika

Moti i keq përfshin vendin

ARRSH paralajmëron shoferët ku duhet të tregohet kujdes

09.12.2020 - 10:30

Autoriteti Rrugor Shqiptar U ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë sinjalistikën, pas reshjeve të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin që prej mbrëmjes së djeshme. ARRSH kërkon të tregohet kujdes për shkak të lagështirës duke ulur shpejtësia. Po ashtu bën me dije se në zonën e Shkallës së Zezë në Tepelenë ka pasur rënie gurësh që janë pastruar tashmë.

“Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë vendin. Në zonën e Shkallës se Zezë në Tepelenë ka pasur disa rënie gurësh, që janë pastruar menjëherë nga kompania e mirëmbajtjes.

Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha rrugët kombëtare grupet e punës janë në gadishmëri për çdo situatë Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështirës, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën”, thuhet në njoftim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Probleme shfaq kilometri 9 dhe 12

Dardha përfshihet përsëri nga reshjet e borës