MENU
klinika

Një dedikim i veçantë!

Madonna bën tatuazhin e parë në moshën 62-vjeçare!

09.12.2020 - 11:53

Këngëtarja e njohur Madonna, 62-vjeç, ka bërë tatuazhin e saj të parë!

Ajo vendosi të bënte një dedikim për personat më të shtrenjtë të jetës së saj, gjashtë fëmijët.

Madonna është treguar minimaliste dhe ka përjetësuar në kyçin e dorës inicialet e secilit prej fëmijëve, L, R, D  M, E, S.

Përkatësisht: Lourdes, 24 vjeç, Roço, 20, David, 15, Mercy, 14 dhe binjaket 8-vjeçare, Estere dhe Stella.

Madonna bën tatuazhin e parë në moshën 62-vjeçare. E

Këngëtarja e ndau vetë procesin në llogarinë e saj në Instagram, duke i treguar të gjithëve se ka gjithmonë një herë të parë.

“E ‘ngjyrosur’ për herë të parë”- shkroi Madonna, duke i frymëzuar të gjithë të apasionuarit e tatuazheve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbretëresha e skenës në 4 dekada

Madona, 60 vitet e divës