MENU
klinika

“A riveder le stelle”

“La Scala” çeli sezonin e paprecedent

09.12.2020 - 19:41

       Shtëpia e operës në Milano, “La Scala”, vuri në skenë të hënën, një përmbledhje televizive triorëshe, me arie e balet. Kjo, pasi pandemia kushtëzoi çeljen tradicionale të sezonit, për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Duke mbajtur maska, anëtarët e korit dhe të orkestrës kanë performuar himnin kombëtar para një auditoriumi të zbrazët, që viteve të kaluara do të mbushej me elitën politike, biznesore e atë të estradës në Itali, për një nga ngjarjet kryesore në kalendarin milanez.

Organizatorët e kanë quajtur këtë show “A riveder le stelle” (“T’i shohësh sërish yjet”), si referencë për frazën e fundme në “Infernon” e Dante Alighierit, që shenjëzon shpresën se pandemia, që ka gjunjëzuar ekonominë e Evropës, së shpejti do të tejkalohet.

“Kjo ishte një përvojë e pakëndshme, por shpresoj të mos e përsëris më”, ka thënë dirigjenti, Riccardo Chailly.

Italia ka mbyllur teatrot dhe sallat koncertale gjatë tetorit, për të frenuar rishpërthimin e pandemisë dhe kufizimet do të mbeten në fuqi, të paktë deri të  pas sezonit të festave të Kërshëndellave.

Disa performanca ishin të drejtpërdrejta e të tjera të incizuara më herët. Ato kanë përfshirë edhe yllin e vallëzimit Roberto Bolle, që ka performuar solo një balet të rrethuar vetëm nga rrezet e dritave.

Organizatorët i kanë çuar shikuesit edhe te përgatitjet dhe te vendet në prapaskenat e “La Scala”, teatri 242-vjeçar në zemër të jetës muzikore të Milanos.

Me rajonin e Lombardisë rrotull Milanos, si një ndër vendet e prekura më rëndë në Evropë e që ende shënon mijëra infektime të reja me koronavirus, është ende e paqartë sesi “La Scala” do të vërë në skenë sezonin e saj të ri.

Në tetor, një duzinë këngëtarësh e muzikantësh të teatrit, rezultuan dolën pozitivë me koronavirus, duke bërë që të gjithë anëtarët e korit të hynin në karantinë, përfshirë edhe pjesëtarët e orkestrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Toskanini dirigjenti i famshëm

Njeriu i bindjeve muzikore dhe politike

Para publikut 20 vjet më pas

Artistja e njohur rrëfen emocionet