Sondazhi i zhvilluar nga Report tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, i transmetuar gjatë emisionit “Repolitix” nxjerr Partinë Socialiste shumicë në zgjedhjet e 25 prillit. Partia Demokratike është në rritje krahasuar me vitin 2017, ndërsa votat e LSI-së i shkojnë Partisë Socialiste.
Në sondazhin e zhvilluar nga 500 shqiptarë 49% e të anketuarve mendojnë se kryeministri Edi Rama është opsioni më i dobishëm për zhvillimin e Shqipërisë, 23% votuan për kryedemokratin Lulzim Basha, 2% për Monika Kryemadhin, 7% për Sali Berishën, 3% për Jozefina Topallin. Ndërsa për Rudina Hajdarin, vetëm 1% e të anketuarve mendojnë se do të jetë e dobishme për zhvillimin e Shqipërisë, 3% japin emra të tjerë ndërsa 12% thonë nuk e di.
Alternativa politike dhe besueshmërinë e lidershipit, shqiptarë shumicë dërrmuese me vlerësim negativ për opozitën
Si i gjykoni këto veprime të kryera nga opozita, nga besueshmëria e lidershipit, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe alternativën politike?
Në lidhje me disa prej çështjeve të kryera nga opozita, për alternativën politike që ato ofrojnë, 22% mendojnë se është e mirë, 78% mendojnë se nuk është e mirë. Ndërkohë për raportin e opozitës me median, shtypin, 32% e qytetarëve mendojnë se është shumë i mirë, 66% shprehen se nuk është e mirë ndërsa 2% shprehen nuk e di.
Një shumicë prej 74% të të anketuarve mendojnë se besueshmëria e lidershipit nuk është i mirë, 24% thonë se është e mirë ndërsa 2% thonë nuk e di. 72 % e qytetarëve të pyetur mendojnë se marrëdhënia e ndërkombëtarëve me opozitën e bashkuar nuk është e mirë, ndërsa 28% mendojnë se është shumë e mirë. 73% e qytetarëve të pyetur mendojnë se kontributi i opozitës për reformat nuk është i mirë ndërsa 27 % mendojnë se është i mirë.
Mbi 90% e shqiptarëve kundër opozitës për bojkotin e parlamentit dhe djegien e mandateve