MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A shkaktojnë anemi sëmundjet kronike të veshkave?

10.12.2020 - 11:42

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: A shkaktojnë anemi sëmundjet kronike të veshkave?

Mjeku: Një veçori tjetër e sëmundjeve kronike të veshkave është anemia që ato shkaktojnë, sepse veshkat e sëmura nuk sekretojnë një hormon që normalisht stimulon veshkat 11palcën e kockave për prodhimin e maturimin e rruazave të kuqe të gjakut. Ky hormon quhet eritropoetin. Mungesa e këtij hormoni zhvillon aneminë dhe për pasojë në organizëm në mënyrë kompensatore ndodh hipervolemia, por kjo e sforcon muskulin e zemrës, pasi i duhet të përballojë një volum të madh gjaku.

Si pasojë, shtohet frekuenca e ritmit të zemrës dhe debiti kardiak. Ndodh hipertrofia e muskulit të ventrikulit të majtë dhe rritet shansi për aritmi dhe vdekje të papritura.

Sot është bërë e mundur që të përmirësohet anemia duke dhënë eritropoetinë humane të rekombinuar, gjë që e ka përmirësuar shumë cilësinë e jetës dhe ka shmangur shumë mundësinë e komplikacioneve në këta të sëmurë.

Veshkat e njeriut normal kanë për funksion kryesor të nxjerrin jashtë helmet e trupit (mbetjet), por kur ky funksion nuk realizohet, atëherë këto mbetje të metabolizmit ngelen në gjak. Zbërthimi i produkteve proteinike jep në gjak një substancë që quhet ure. Kur nivelet e uresë në gjak janë shumë të larta, atëherë kjo gjendje quhet uremi që në shqip do të thotë “urina në gjak”.

Kjo gjendje është toksike dhe helmuese për trupin e njeriut dhe çon në një gjendje inflamacioni të cipave të jashtme të zemrës që përbëjnë perikardin (perikarditi uremik).

Ky komplikacion kurohet mirë veç me dializë. Një mjet i mirë për trajtimin e perikarditit uremik është dhënia e preparateve anti-inflamatore jo steroidiene.

Perikarditi uremik mund të komplikohet në raste të rënda me tamponadën e zemrës kur dy fletët e perikardit mbushen me ujë e bllokojnë punën e zemrës. Në këto raste duhet të drenohet lëngu që mbush fletët e perikardit .

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dr. Dritan Subashi, Obstetër-Gjinekolog

A duhet të hiqni dorë nga veganizmi gjatë shtatzënisë?