Një prototip rakete i kompanisë SpaceX ka shpërthyer gjatë një tentimi për t’u kthyer në Tokë nga një testim në lartësi të madhe.
Ky lloj i pajisjes është i krijuar për të dërguar njerëz në Mars.
Raketa Starship ka kryer testimin për gjashtë minuta e gjysmë nga Teksasi, në një mision për të arritur lartësi prej 12.5 kilometrave dhe për të bërë kthimin në mënyrë vertikale.
Mirëpo ky prototip i testuar i anijes kozmike është përplasur gjatë lëshimit në tokë dhe meqë shpejtësia ka qenë e madhe, pajisja është ndezur në flakë.
Megjithatë, shefi ekzekutiv i kompanisë SpaceX, Elon Musk ka thënë se ekipi ka marrë të dhënat që i janë dashur.
Nisja e pajisjes është shfaqur edhe në kanalin e SpaceX në YouTube.
SpaceX deri më tani ka kryer pesë testime të modelit Starship, mirëpo modelet e mëparshme nuk kanë fluturuar më shumë se 150 metra.
Kjo kompani beson se do të mund të dërgojë njerëz dhe mallra në Mars brenda gjashtë vjetëve të ardhshëm.
Watch Starship high-altitude test live → https://t.co/Hs5C53qBxb https://t.co/sEMe4firi6
— SpaceX (@SpaceX) December 9, 2020