MENU
klinika

“Gjithçka është e lejuar”

Femrat “pushtojnë” hotelin e Messit për 4 ditë

17.10.2018 - 19:10

trong>Për 4 ditë, në hotelin në pronësi të yllit argjentinas, Lionel Messi, në Ibiza do të mbahet një festë gjigante nga femra lezbike.

Hoteli MiM Ibiza Es Vive në Ibiza, ku një natë kushton 700 euro, do të jetë vendi i mbajtjes së një organizimi ekskluziv për femra, ku “gjithçka është e lejuar”.

Gjithçka nis të enjten dhe do të zgjasë deri të shtunën, ku mendohet se të 52 dhomat do të jenë të mbushura plot, ndërsa pishina luksoze do të “pushtohet” nga zonjushat dhe zonjat.

Nuk ka ende të dhëna sa do të jetë shuma – sigurisht e jashtëzakonshme – që do të përfitojë hoteli nga një organizim i tillë, por vetë kompania që ka marrë përsipër eventin shprehet e lumtur që përveç se ngjarja do të zhvillohet në një ishull fantastik si Ibiza, do të mbahet edhe në një hotel në pronësi të yllit argjentinas të futbollit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN