MENU
klinika

Fondi i rimëkëmbjes pas COVID

DW: BE jep dritën e gjelbër për buxhetin!

11.12.2020 - 09:34

Hungaria dhe Polonia hoqën dorë nga vetoja dhe mundësuan kështu miratimin e buxhetit më të madh në historinë e BE-së. Shtetit të së drejtës në këto vende do t’i vijë radha të kontrollohet ndonjëherë tjetër.

Pasi Hungaria dhe Polonia tërhoqën veton e tyre kundër buxhetit të BE-së dhe bashkë me të arritën të anulonin për momentin mekanizmin e shtetit ligjor, gazeta besnike e qeverisë hungareze “Magyar Nemzet” shkroi: “Fituam”. Shumë pjesëmarrës në samitin e BE-së në Bruksel dhe anëtarë të Parlamentit Evropian e shohin ndryshe. Kreu i grupit më të madh në parlament, politikani kristiansocial gjerman, Manfred Weber, tha se nuk ka ndryshuar as teksti e as vlefshmëria e mekanizmit të kontrollit të sundimit të shtetit të së drejtës. Deklarata shtesë që krerët e shteteve dhe qeverive të BE=së u dhanë qeverive hungareze dhe polake, sipas Weber-it, “nuk është e detyrueshme me ligj”. Kjo është arsyeja se pse Parlamenti Evropian ndoshta nuk do të ketë probleme që të miratojë më pas edhe mekanizmin e e shtetit të së drejtës, edhe buxhetin, së bashku me fondin e pandemisë.

Morawiecki: U shmang marrja e vendimeve arbitrare

Diplomatët belqë që merrnin pjesë në samitin e BE-së, i thanë DW-së, se ndryshe nga dëshira e Polonisë dhe Hungarisë, fusha e veprimit të klauzolave ​​mbi sundimin e shtetit të së drejtës, nuk kufizohen vetëm te menaxhimi i buxhetit. Kryeministri hungarez Viktor Orban dhe homologu i tij polak, Mateusz Morawiecki, mendojnë se mund ta shtyjnë kontrollin e sundimit të ligjit në vendet e tyre para se BE të derdhë fonde në arkat e tyre. Ata kanë marrë sigurinë se mekanizmi i sapo miratuar nuk mund të veprojë pa patur një vendim final nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë Kjo mund të zgjasë me shumë muaj, në mos me vite. Morawiecki thotë se ai arriti të shmangë kështu që BE-ja të marrë “vendime arbitrare politike” kundër vendit të tij. Ndërsa Orban tha se nuk ishte dakord me interpretimin nga eurodeputetët se rregulli që është gjetur tani mund të zbatohet jo vetëm për parregullsitë specifike financiare, por edhe për shkeljet e përgjithshme në sundimin e shtetit të së drejtës.

Merkel bën një kompromis

Presidentja e Këshillit të BE, Merkel, pai Gjermania mban presidencën e radhës shpëtoi me këtë kompromis projektin e saj të rëndësishëm, buxhetin. Kancelarja Angela Merkel ishte e kënaqur që mosmarrëveshja e pakëndshme me Poloninë dhe Hungarinë, të cilat prej vitesh akuzohen se po e minojnë shtetin e së drejtës në vendet e tyre, mundi të zgjidhej në minutën e fundit. Kompromisi hapi kështu rrugën për miratimin e buxhetit më të madh në historinë e BE-së. Përveç 1.1 trilionë eurove që kërkon buxheti i rregullt, është parashikuar edhe një fond prej 750 miliardë euro për rimëkëmbjen në kohë pandemie. Fondi po financohet për herë të parë me borxhe të përbashkëta të BE-së, të cilat do të kishin qenë të paimagjinueshme përpara pandemisë. Në vijim të krizës së madhe ekonomike, Angela Merkel, në prill të vitit 2020 pranoi për herë të parë që BE-ja të marrë borxhe të përbashkëta./DW/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Planet po hasin "shtrembërime të rënda"

CNN/ Si do e shpëtojë Europa ekonominë?

Ka edhe çështje të tjera të rëndësishme

BE nuk duhet të mendojë vetëm për koronavirusin!

ANALIZA/ Kriza që mund të sjellë shpërbërje

Eurozona në luftë drejt një marrëveshjeje për ekonominë