Pak ditë më parë, reperi i njohur Genc Prelvukaj njoftoi ndjekësit në rrjete sociale se ishte infektuar me Covid-19.
Ai tregoi se pavarësisht se po ruhej prej një viti dhe kishte treguar shumë kujdes, nuk i kishte shpëtuar dot virusit.
Për gati një vit kujdes, masa mbrojtëse dhe shmangie sa më shumë nga kontaktet me njerëz, për fat të keq, pas disa shqetësimeve shëndetësore i jam nënshtruar testimit të Covid-19, me ç’rast kam rezultuar pozitiv.
Përkundër shqetësimeve jo të vogla shëndetësore, këtë betejë kam vendosur ta fitoj sa më parë.”- ka shkruar Genci.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme partnerja e tij këngëtarja Eni Koçi ka publikuar një Instastory ku shihen në spital dhe dora e Gencit në serum.
“Me dashurinë time. Do t’ia dalim!”, ka shkruar këngëtarja.
Nuk dihet se sa serioze mund të jetë gjendja e Gencit por urojmë ta kalojë sa më lehtë.
Pas infektimit të tij, gjithashtu Eni ka treguar eksperiencën e saj me Covid-19. Ajo ka publikuar rezultatin e testit, duke treguar se ka qenë e infektuar me virus tre muaj më parë.
Eni shkruan se fatmirësisht, Covid-19 e kaloi pa shqetësime.
“Për fatin tim të mirë, e kam kaluar virusin para tre muajve pa shqetësime serioze. Ju uroj shërim sa më të shpejtë të gjithëve që po e kaloni ndërkohë.”- shkruan këngëtarja.