MENU
klinika

VIDEO

Si u krijua Hëna?!

12.12.2020 - 11:27

Një simulim në kompjuter ka rikrijuar impaktin kozmik që i dha jetë Hënës. Ka qenë një përplasje mes Tokës në moshë të re dhe një objekti hapësinor në përmasat e planetit Mars, që është pagëzuar me emrin Theia, i ndodhur rreth 4.5 miliardë vjet më parë.

Simulimi 3D në superkompjuterin Dirac, i përplasjes ka treguar formimin e një trupi qiellor pranë Tokës, që zhvillohet në mënyrë progresive derisa transformohet në satelitin e saj.

Sipas grupit kërkimor të Universitetit Durhamn, autorë të studimit, kjo nuk do të thotë se është provë përfundimtare që tregon krijimin e Hënës, por është një hap i rëndësishëm drejt njohurive për të kuptuar më mirë mekanizmat që kanë çuar në formimin e trupave qiellore në Sistemin Diellor.

Në superkompjuter janë rikrijuar kushtet e përplasjes në tre versione të ndryshme. Rezultatet janë gjithashtu të ndryshme në bazë të dimensioneve dhe drejtimit të objektit fillestar. Në një rast ekstrem dy trupat qiellore shkrihen me njëri tjetrin si pasoje e përplasjes, në një tjetër shtyhen shumë fort pas impaktit duke u larguar në ekstrem. Por vetëm në kushtet optimale, impakti sjell në krijimin e një trupi qiellor që arrin të qëndrojë në orbitën e Tokës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”