MENU
klinika

Gara e fundit e Formula 1

Red Bull prish hegjemoninë e pole position

12.12.2020 - 16:05

Në garën e fundit të Formula 1, në pistën e Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka marrë fund dominimi i Mercedes, të paktën në pole position, pasi nesër nga vendi i parë do të niset një makinë Red Bull.

Max Verstappen ka fituar pole position në garën e fundit. Holandezi ka realizuar kohën më të mirë (1’35″246) me një xhiro të fundit super. Pas tij janë renditur Bottas dhe Hamilton.

Surprizon Charles Leclerc i treti, por atij i duhet të niset nga vendi i nëntë nesër, sepse është penalizuar nga gara e Bahreinit pas atij aksidenti të rrezikshëm.

Sebastian Vettel nuk është kualifikuar për raundin e tretë, ai zuri vendin e 13-të. Ajo e Abu Dhabi-t do të jetë gara e fundit e gjermanit me “Kokëkuqen” pas 6 viteve, ku nuk arriti të fitojë asnjë titull.