MENU
klinika

Në Abu Dhabi

Sërish panik në Formula 1, makina e Raikkonen në flakë

11.12.2020 - 21:44

Pas ankthit dhe panikut të para dy javëve kur makina e Romain Grosjean u nda më dysh dhe shpërtheu në flakë, madje edhe në duart e pilotit, një tjetër moment i frikshëm ndodhi sot.

Në provat e lira në Abu Dhabi, piloti i njohur Kimi Raikkonen, që garon me skuderinë Alfa Romeo, përjetoi një episod që vetëm eksperienca e tij mund ta përballonte me aq qetësi.

Makina e tij u përfshi totalisht nga flakët pas një defekti në anën e pasme të saj. Finlandezi doli me shpejtësi nga kabina e tij dhe arriti të shuajë zjarrin me ndihmën e teknikëve të pistës. Ndonëse në flakë, Raikkonen u tregua gjakftohtë.

Formula 1 do të zhvillojë garën e fundit për këtë sezon në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Hamilton është shpallur kampion bote, ndërsa Vettel do të largohet nga Ferrari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN