MENU
klinika

Ende i paeksploruar...

Misteri që shoqëron Planetin 9

14.12.2020 - 10:25

Teleskopi i NASA-s, Hubble, ka vërejtur një planet që sillet si Planeti Nëntë. Megjithatë, ky objekt mbetet ende misterioz dhe i paprovuar si i tillë.

Për vite me radhë, disa kërkues kanë propozuar se ndodhet një planet i pazbuluar ende që rrotullohet në skaj të sistemit tonë diellor.

Asnjë planet i tillë nuk është vëzhguar në mënyrë direkte. Ekspertët sugjerojnë se kjo do të shpjegojë sjelljen e pazakontë të disa objekteve në largësitë e mëdha të fqinjëve tanë planetarë.

Tashmë Teleskopi Hapësinor Hubble ka pikasur një planet 336 vite dritë larg që mund të japë të dhëna rreth Planetit  Nëntë.

Planeti, që njihet si HD106906 b, mendohet se mund të ketë përjetuar të njëjtin proces si planeti ynë misterioz duke u sjellë rrotull sistemit tonë diellor.

Është hera e parë që astronomët kanë qenë të aftë të masin madhësinë e një planeti të tillë. Sipas shkencëtarëve, nëse do të ekzistonte, Planeti Nëntë do të shtrihej në sistemin tonë diellor fqinj të quajtur rripi Kuiper.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”