MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

 Çfarë është kujdesi paliativ?

15.12.2020 - 10:27

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë është kujdesi paliativ?

Mjeku: Kujdesi paliativ merret me parandalimin dhe lehtësimin e pacientit me sëmundje të rëndë, për ti ofruar një cilësi jete më të mirë pacientëve dhe familjeve të tyre. Bëhen kur një person është i prekur nga një patologji potencialisht vdekjeprurëse. Synimet kryesore të saj janë :

Menaxhimi i simptomave që shkaktojnë vuajtje tek pacienti dhe familjarët e tij
Përshtatje e objektivave të trajtimit me kushtet dhe kërkesat e pacientit
Nxitja dhe mbajtja e komunikimit mes pacientit, familjes së tij dhe stafit mjekësor.
Ofron mbështetje psikologjike dhe shpirtërore për pacientin dhe anëtarët e familjes së tij.

Trajtimet e kujdesit paliativ përfshijnë një gamë të gjerë sëmundjesh. Përfitues janë ata që janë në një fazë serioze të patologjisë së tyre, por dhe ata që për shkak të kushteve të tyre nuk marrin trajtim konvencional. Në fund, edhe ata që kanë një përgjigje të dobët ndaj trajtimit të vendosur.

KU KONSISTON KUJDESI PALIATIV

Një sëmundje kronike e rëndë është një gjendje që prek sferat e ndryshme të jetës së pacientit dhe familjes së tij. Kujdesi paliativ përpiqet të trajtojë
Problemet fizike
Aspektet praktike
Aspektet psikosociale
Sferën shpirtërore

Problemet fizike zakonisht kanë të bëjnë me dhimbjen, vështirësitë respiratore, çrregullimet e gjumit dhe të tretjes. Në përgjithësi këto simptoma zgjidhen me ilaçe, fizioterapi, këshilla ushqyese dhe terapi profesionale.

Në këto raste, është tendenca e shfaqjes së një seri problemesh praktike të lidhura sidomos me disponueshmërinë e burimeve. Flasim nga këndvështrimi financiar apo për mjetet e nevojshme për mirëqënien e pacientit e të familjes së tij.

Sëmundjet e rënda kërkojnë mbështetje psikosociale mbi të gjitha për të përballuar frikën, dëshpërimin apo refuzimin. Kjo lloj mbështetjeje ofrohet kryesisht përmes konsulencës dhe grupeve të mbështetjes. Pra duhet ofruar ndihmë shpirtërore për të eksploruar besime dhe vlerat që favorizojnë pranimin dhe menaxhimin e situatës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.