MENU
klinika

Simulimi 3D

“Filmohet” krijimi i Hënës

15.12.2020 - 12:11

Simulimi 3D në superkompjuterin Dirac i përplasjes ka treguar formimin e një trupi qiellor pranë Tokës, që zhvillohet në mënyrë progresive derisa transformohet në satelitin e saj.

Sipas grupit kërkimor të Universitetit Durhamn, kjo nuk do të thotë se është provë përfundimtare që tregon krijimin e Hënës, por është një hap i rëndësishëm drejt njohurive për të kuptuar më mirë mekanizmat që kanë çuar në formimin e trupave qiellore në Sistemin Diellor.

Në superkompjuter janë rikrijuar kushtet e përplasjes në tre versione të ndryshme. Rezultatet janë gjithashtu të ndryshme në bazë të dimensioneve dhe drejtimit të objektit fillestar.

Në një rast ekstrem dy trupat qiellorë shkrihen me njëri-tjetrin si pasojë e përplasjes, në një tjetër shtyhen shumë fort pas impaktit duke u larguar në ekstrem. Por vetëm në kushtet optimale, impakti sjell në krijimin e një trupi qiellor që arrin të qëndrojë në orbitën e Tokës. /

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”