MENU
klinika

Formula 1

Montezemolo kërkon rikthimin te Ferrari

15.12.2020 - 16:44

Formula 1 uli siparin me garën e fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke konfirmuar sezonin më të dobët në historinë e skuderisë Ferrari. Vendi i gjashtë për konstruktorë, ndërsa vendi i tetë për një pilot i kukëkuqes nuk ishin parë asnjëherë në historinë 70 vjeçare në Formula 1.

Menjëherë kjo solli dorëheqjen e Louis Camilleri, administratorin e deleguar të Ferrarit. Vendin e tij mund ta zërë Luca di Montezemolo, ish-presidenti i Ferrarit, njeriu që udhëhoqi “kokëkuqen” drejt sukseseve të mëdha në Formula 1 në kohën kur pilotonte Michael Schumacher. Montezemolo u shpreh i gatshëm të marrë sërish drejtimin e makinës së njohur italiane:

“A mund të rikthehem te Ferrari? Këtë gjë nuk ma ka kërkuar ende njeri, por jam gati. Mendoj se e di se cilat janë problemet aktuale te Ferrarit. Unë i kam dhënë shumë dhe tani shoh me keqardhje një makinë që parakalohet dhe që nuk arrin të duelojë për fitore.”

Sipas mediave italiane, postin e administratorit mund ta zërë edhe francezi Jean Todt, që e ka mbuluar edhe më parë këtë detyrë. 74-vjeçari Todt ka punuar te Ferrari në periudhën 1993-2009, ku ishte mjaft i suksesshëm bashkë me Michael Schumacher, teksa fituan 5 tituj kampionë.

Fillimisht ai ka qenë si drejtor i skuadrës, më pas si drejtor i përgjithshëm në vitin 2004 dhe nga viti 2006 si adiministrator i deleguar i “kokëkuqes”. Nga viti 2009, Jean Todt është emëruar si president i FIA-s, detyrë që do ta lërë pas 3 mandatesh vitin e ardhshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN