MENU
klinika

Formula 1

Verstappen triumfon në garën e fundit

13.12.2020 - 16:43

Përfundon sezoni i Formula 1. Nuk ka patur histori në Abu Dhabi. Pasi i ka mohuar Mercedes-it të fitonin çdo pole position të sezonit, Max Verstappen ka dominuar i pashqetësuar nga semafori i kuq te flamuri me kuti shahu çmimin e madh të fundit.

Mbrapa krahëve të pilotit holandez kanë përfunduar Valterri Bottas dhe Lewis Hamilton. Finlandezi e ka mbyllur Botërorin si nënkampion. Alexander Albon ka dalë i katërti para Norris dhe Sainz: McLaren ka kaluar Racing Point për vendin e tretë me konstruktorëve.

Zhgënjen Ferrari, me Leclerc dhe Vettel që e kanë mbyllur në vendin e trembëdhjetë dhe të katërmbëdhjetë. Ishte gara e fundit për Vettel me Ferrarin pas 6 viteve, ku nuk arriti të fitojë titull.