MENU
klinika

Policia jep detajet e para për ngjarjen

51-vjeçari vritet me armë zjarri

15.12.2020 - 18:49

Një 51 vjeçar është qëlluar me armë zjarri pasditen e sotme në qytetin e Rrëshenit. Shtetasi Anton Keli u qëllua me armë nga persona ende të identifikuar.

Ai u dërgua në spital ku edhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Policia lokale sqaron se forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorin.

Njoftimi:

Rreth orës 17:40, në qytet Rrëshen, Mirditë, në rrugë është  plagosur me armë zjarri shtetasi A.K., 51 vjeç, banues në fshatin Malaj, Mirditë, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Menjëherë në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor  dhe vijon  puna për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë dhe FNSH-së  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN