Instagram ka shtuar një modalitet të ri që ju mundëson të mbani sekret bisedat që dëshironi. Sipas këtij modeliteti, mesazhet do të fshihen automatikisht pasi të keni përfunduar bisedën.
Së pari, duhet të siguroheni që aplikacionin e Instagram e keni të përditësuar. Për t’u siguruar për këtë pjesë, shkoni në Apple App Store ose Play Store për platformat Android dhe verifikoni aplikacionin.
Më pas, hapni Instagram dhe klikoni ikonën DM. Do t’ju shfaqet një ikonë ku shkruhet “upgrade”, ku kërkohet leje për të lidhur bashkë Instagramin dhe Facebook Messenger.
Pasi të keni bërë këtë, do të keni qasje në modalitetin Vanish. Provojeni duke biseduar me dikë përmes mesazheve të Instagram. Modaliteti i fshehtë do të aktivizohet dhe mesazhet tuaja do të zhduken pasi të keni mbyllur bisedën.
Edhe Facebook Messenger ka gjithashtu një modalitet Vanish që ju mundëson fshirjen e bisedave.