MENU
klinika

Dietë para festave

Çfarë të hani për t’i shpëtuar kileve të fundvitit

18.12.2020 - 10:28

Që këtë fundvit pritet të hyjmë drejt 2021-it me disa kile më shumë, kjo është pak po e sigurt. Imagjinoni skenarin më të thjeshtë. Gjithë kohës në shtëpi, zero plane udhëtimesh, atmosferë festash, panetone dhe vetëm ushqime që presin të gatuhen. Ah, se për pak desh harruam bakllavanë!

Tani llogaritë bëjini vetë se ç’mund të ndodhë gjatë pushimeve të fundvitit, por nëse ju duhet një dietë para se të hyjmë në periudhën e rrezikut, e gjeni më poshtë. Meqë për festa është mëkat ta limitojmë veten, merrni masa paraprake.

Çfarë duhet të shmangim?

Mos konsumoni më shumë se dy gota pije alkoolike në ditë. Zgjidhni në vend të tyre pijet joalkoolike ose maksimumi një gotë verë. Shmangni salcat, brumërat e pjekura, patatet ose picat. Këto ushqime, jo vetëm janë tejet kalorike, por kanë edhe shumëkripë. Kjo e fundit është arsyeja pse të nesërmen ndihemi me barkun e fryrë dhe jo të lumtur.

Aktiviteti fizik

Lëvizje, lëvizje dhe vetëm lëvizje! Pazari për festat e fundvitit, ai për dhurata dhe vrapi për të pasur tavolinën e përsosur atë mbrëmje, do t’ju ndihmojë. Gjysmë ore vrap në ditë dhe pishinë të mbyllur ose palestër në fundjavë janë kombinimi i përsosur.

Çfarë të zgjedh?

Zgjidhni nga lista më poshtë një menu dreke dhe darke, pasi mëngjesi do të mbetet i njëjtë për çdo ditë. Për vaktet e ndërmjetme, mund të përdorni një sasi frutash jo më shumë se 200 gramë dhe një kos me pak yndyrë. Mund të përdoret edhe një sasi e kufizuar perimesh dhe duhen pirë dy litra ujë në ditë. Lejohet të konsumohen 40 gramë bukë në drekë dhe katër lugë kafeje vaj gjatë ditës.

Mëngjesi~ Mund të zgjidhni:

1. Çaj jeshil
2. bukë integrale (20 g)
3. kos dhe një frutë
ose (jo më shumë se 2 herë në javë)
1. çaj jeshil
2. 1 fetë kek ose panetone (80 g)

Dreka~ Mund të zgjidhni 

1. Sallatë e madhe me perime dhe djathë pa yndyrë (100 g)
2. Mish viçi pa yndyrë (80 g) dhe sallatë
3. Tost me proshutë dhe djathë
4. Biftek dhe sallatë me perime të ziera
5. Mish pule i pjekur, pa lëkurë (gjysmë pule e vogël) dhe sallatë
6. Një pjatë supë me perime, 30 gramë oriz ose makarona
7. Dy vezë të ziera, sallatë me perime të ziera ose të pjekura

Darka~ Mund të zgjidhni

1. Perime të pjekura dhe peshk ose salmon (80 g) me vaj dhe limon
2. Një porcion me makarona dhe pana (150 g), proshutë pule pa yndyrë (50 g)
3. Oriz (150 g), fileto pule dhe sallatë
4. Pjatë me supë perimesh, një porcion peshk (200 g) ose një kuti me ton natyral.
5. Ravioli me lëng mishi, proshutë e tymosur (150 g), sallatë
6. Rosto viçi (100 g) dhe patate furre (200 g)

Burimi: Women’s Health