MENU
klinika

Fotografon dhe brenda shtëpisë suaj

Njihuni me satelitin që po “spiunon” botën

19.12.2020 - 12:28

Një satelit i ri që po orbiton Tokën mund të kapë imazhe me rezolucion të lartë të pothuajse çdo vendi në planetin tonë duke përdorur radarë – dhe është mjaft i fuqishëm për të depërtuar në muret e ndërtesave.

Capella-2, i dizenjuar nga Capella Space, përdor Radarin Sintetik Aperture (SAR), i cili mund të shikojë Tokën pavarësisht nga dukshmëria e ajrit, mbulimi i reve ose koha e ditës – dhe është e njëjta teknologji që NASA ka përdorur që nga vitet 1970.

SAR lëshon sinjale të fuqishme radioje për të ‘ndriçuar’ një pikë interesi dhe mbledh të dhëna në jehonën e secilit impuls që kthehet prapa, duke i interpretuar ato për të krijuar një imazh të hollësishëm.

Imazhet ‘fantazmë’ që duket se tregojnë pjesën e brendshme të strukturave është për shkak të satelitit që rrezaton sinjalin e vet, dhe jo vetëm duke mbledhur dritë, e cila ndonjëherë e lejon atë të depërtojë në struktura.

Sateliti është i aftë për imazhe me rezolucion 50 cm x 50 cm me azhornimin e tij të fundit të quajtur Spotlight që lejon ekspozime të gjata deri në 60 sekonda mbi një zonë me interes (AOI), e cila rezulton në imazhe të kristalta.

 

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”