Rreth dy muaj më parë bëri xhiron e rrjetit lajmi se Dafina Zeqiri dhe Tayna kanë prishur marrëdhëniet mes tyre.
Në rrjete sociale nuk kanë munguar thumbat e shumtë e diss-et që i kanë dhënë fund njëherë e mirë shoqërisë së tyre.
Kaq ka mjaftuar që çdo status apo deklaratë e dyshimtë prej tyre të merret si diss për palën tjetër.
Së fundmi, po komentohet sërish një thumb i Dafinës, e cila ka ndarë një postim në Instastory, ku flitet rreth diss-it që Eminem i ka bërë 6ix9ine.
“Eminem përgjithmonë! Kur dështakët u bëjnë diss idhujve të tyre!“- ka shkruar ajo krah postimit.
Nuk dihet se cili është “i/e shënjestruara”, por fansat mendojnë se lidhet me Taynën.
Risjellim në vëmendje se zërat për prishjen e raportit mes tyre nisën që në muajin korrik, pasi u vu re se dy këngëtaret nuk e mbështesnin më njëra-tjetrën për projektet e reja.
Ndryshe nga sa kishin bërë më parë, prej kohësh ato qëndronin në heshtje kur bëhej fjalë për suportin ndaj njëra-tjetrës.
E gjitha mori shumë zë kur Tayna ishte e ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit “Gjoni Black”, ku siç e do zakoni i këtij emisioni, ka bërë edhe një freestyle. Dhe të gjithë fansat mendojnë se ai është “diss” për Dafinën dhe kundërpërgjigje ndaj këngës së saj “Zili zili”.
Ndër të tjera, reperja thotë gjatë freestyle:
Po m’vje inati? Jo bre, ty t’vjen inati. Hajde po shtyhum, sy m’sy se dorën ta zgjati. Ato nuk din me fol shqip wow, le mo me repovat! Dhjetë vjet karrierë për dy vjet i kom bo”
Ndërkohë, Dafina në “Zili zili” që është një diss i pastër(mendohet se për Taynën) thotë:
Inatin mrena n’shpirt e kini. S’mun dashni me dhon kur n’zemrën tane ki veq zili zili.
Sikur mos të mjaftonte kjo, vulën muhabetit i ka vendosur fakti që ato kanë hequr njëra-tjetrën nga Instagrami.
Dy artistet ishin follow deri para emisionit. Nuk e dimë se kush e ka hequr e para kë, por tashmë nuk ndiqen më.
Tayna dhe Dafina shfaqën jo pak kimi në bashkëpunimin e tyre të titulluar “Bye bye” që është edhe bashkëpunimi mes dy femrave shqiptare me më shumë klikime.
E kur ne prisnim që kjo dyshe e fortë të na surprizonte me ndonjë bashkëpunim tjetër, e kundërta ndodhi.
Nuk i dimë arsyet që çuan në përfundimin e kësaj marrëdhënie, por mbetemi në pritje të ndonjë reagimi prej tyre.