MENU
klinika

Covid-19 nuk i ndal emigrantët që të vijnë në Shqipëri!

Fluks në pikën kufitare të Kapshticës

20.12.2020 - 13:22

Emigrantët që vijnë nga Greqia drejt Shqipërisë janë shtuar shumë këto ditët e fundit.

Në pikën kufitare të Kapshticës, është vënë re një rritje e numrit të personave që hyjnë në Shqipëri për të kaluar festat.

Sipas informacioneve për mediat, gjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar doganën 552 persona dhe 133 mjete të tonazhit të rëndë.

Në këtë pikë kufitare po punohet me 2 sportele, ndërsa pritet që numri i emigrantëve të rritet edhe me tej gjatë ditëve të fundvitit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN