MENU
klinika

Produkte bimore

Çfarë duhet të bëni kur iu del një plagë në buzë

18.10.2018 - 13:31

Ju është shfaqur një plage ne buze dhe doni ta trajtoni? Merrni një tabletë  antivirale! Nqs keto preparate janë në formë  tabletash,shtypini ato vendoseni mbi plage dhe lereni që ajo të shpërndahet. Dhimbjet që ndjeni janë  shkaktuar nga acidet dhe enzimat e tretjes që hanë indet e dëmtuara. Tabletat do të neutralizojnë acidet dhe gjithashtu mund të shpejtojnë shërimin. Kontrolloni etiketën për dozën qe duhet të merrni.

 

Trajtoni herpesin me bustina çaji

Aplikoni një bustinë  të lagur çaj në pjesën ku është shfaqur herpesi për pesë minuta. Çaji është alkalik, kështu që neutralizon acidet. Ai gjithashtu përmban komponime qetësuese, të cilat mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhembjes.

Trajtoni plagët e herpesit  me Echinacea

Echinacea është një lloj bime e cila rrit sistemin imunitar. Merrni 200 mg dy ose tri herë në ditë sapo të vini re  shfaqjen e herpesit.Keto tableta mund ti gjeni në farmaci ose ne dyqane ku shiten medikamente bimore

Lehtësimi i dhimbjes  me aloe vera

Bima e aloe vera mund të sjellë lehtësim dhe nje qetësim te dukshëm te plagës. Meni pak xhel nga një gjethe aloe vera, merreni një garzë  pambuku dhe aplikoni xhelin mbi plage. Përsëriteni sa herë qe keni deshire.

 

Përdorni Vitamina E

Vitamina E mund të ndihmojë shume në trajtimin e plageve .Hapni një kapsulë të vitaminës E dhe shtrydhni pak nga vaji I saj  mbi plagë disa herë në ditë dhe do te vini re nje përmirësim te dukshëm.