MENU
klinika

Ishte shtruar prej ditësh në spital

Ndërron jetë nga koronavirusi 63-vjeçari nga Elbasani

21.12.2020 - 14:00

Një 63-vjeçar nga Elbasani raportohet të ketë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Mësohet se qytetari ndodhej i shtruar prej ditësh në Spitalin Covid-2, ku humbi betejën me koronavirusin.

Kujtojmë që Ministria e Shëndetësisë raportoi dje se deri më tani në Elbasan janë 981 raste aktive.

Të dielën u raportuan 14 viktima nga Covid-19 në Shqipëri, një shifër ndjeshëm më e lartë se ajo e të shtunës, kur u raportuan 8 humbje jete.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 391 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zyra Vendore e Arsimit shpreh ngushëllime familjes

Ndërron jetë nga COVID mësuesi 58 vjeçar