MENU
klinika

Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e tij

A është zbokthi sëmundje?

21.12.2020 - 18:54

Shumica e njerëzve kanë zbokth të paktën në një moment të jetës së tyre, por kjo gjendje është më e zakonshme në adoleshencë deri në moshën e mesme.

Ka disa shkaqe të ndryshme që ndikojnë në shfaqjen e zbokthit, që sipas dermatologëve mund të etiketohet edhe si sëmundje. Ja disa prej shkaqeve:

  • Dermatiti seborrheik ( lëkura e kokës bëhet më e irrituar, me yndyrë dhe për pasojë shkaktohet zbokthi)
  • Reaksionet alergjike
  • Psoriaza
  • Dieta ushqimore( personat që kanë mangësi të zinkut, vitaminës B6 dhe acideve yndyrore omega-6 kanë më shumë gjasa për të pasur zbokth).
  • Ekzema etj

Faktorë të ndryshëm rrisin rrezikun e shfaqjes së zbokthit, ja disa prej këtyre faktorëve:

  • Mosha
  • Moti
  • Niveli i stresit
  • Problemet shëndetësore
  • Lloji i produkteve të flokëve që përdorni

Higjena e dobët nuk është një faktor, por ndikon në shumimin e zbokthit.