MENU
klinika

Ka dal në shitje gjatë këtij viti!

BMW-ja shton versionin e serisë 2 me rrotat e para aktive edhe në SHBA

24.12.2020 - 10:20

BMW-ja seria 2 Gran Coupe i ri ka dal në shitje gjatë këtij viti me 2 opsione të motorëve dhe me të gjitha rrotat aktive si opsion standard në SHBA.

Ndërsa blerësit në Evropë kanë mundur të zgjedhin në mes të sistemit me të gjitha rrotat aktive apo vetëm me rrotat e para aktive.

Tani, BMW-ja ka shtuar këtë opsion edhe në SHBA, me dy opsionet e motorëve që blerësit mund të zgjedhin.

BMW 228i sDrive ka motorin e njëjtë me atë xDrive, i cili prodhon 228 kuajfuqi (170 kilowatts).

Versioni me rrotat e para aktive është më i ngadaltë se ai me të gjitha rrotat aktive. Shpejtësinë nga 0 në 100km/orë e arrin për 6.3 sekonda ndërsa ai me të gjitha rrotat aktive për 6 sekonda.

Versioni M235i xDrive prapë mbetet më i shpejti, pasi ka 301 kuajfuqi e shpejtësinë nga 0 në 100km/orë e arrin për vetëm 4.5 sekonda.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”