MENU
klinika

Kanë aksesuar e-mailet e kompanive!

Hakerët Rusë kanë ndërhyrë në sistemet cloud të Microsoft

27.12.2020 - 11:50

Sistemet e disa agjencive Amerikane, universiteteve dhe një spitali janë kompromentuar në javët e fundit dhe ekspertët e sigurisë besojnë se hakerët Rusë fshihen pas këtij sulmi.

Hakerë të lidhur me qeverinë Ruse raportohet se kanë aksesuar e-maile të paktën në një kompani nga sektori privat si dhe informacione e konsumatorëve cloud të Microsoft përmes një pale të tretë raportoi The Washington Post.

Gazeta thotë se hakerët kanë aksesuar materiale nga një partner korporatë i paidentifikuar i gjigantit të teknologjisë Microsoft.

Sistemet e disa agjencive Amerikane, universiteteve dhe një spitali janë kompromentuar në javët e fundit dhe ekspertët e sigurisë besojnë se hakerët Rusë fshihen pas këtij sulmi.

Burime të afërta me Washington Post thonë se vetë Microsoft nuk është kompromentuar. Javën e kaluar presidenti i Microsoft Brad Smith sa se kompania nuk është prekur e as konsumatorët e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Do të mbajnë telefonat për 12 muaj

Apple ju dërgon hakerëve modele të iPhone 12


Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”