Zjarret masive në pyjet australiane, koronavirusi, protestat kundër masave ndaj pandemisë, luftimet në Ukrahinë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat antiqeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të vitit 2020./Konica.al
Ndiqni galerinë, si më poshtë:
Teheran, qytetarët marrin pjesë në ceremoninë mortore të gjeneralit iranian, Qasen Soleimani dhe të bashkëluftëtarëve të tij, që u vranë në Irak në një sulm të SHBA-së me dron. 6 janar, 2020
Policia në Hong-Kong në korrik të vitit 2020, teksa arreston një person gjatë protestave kundër një ligji të ri për sigurinë. (EPA-EFE/MIGUEL CANDELA)
Ekskavatorët shihen teksa punojnë në ndërtimin e një spitali të ri, ku do të trajtohen pacientët, pas shpërthimit të një virusi vdekjeprurës në Vuhan, Kinë, më 24 janar, 2020. Kina tha se do ta ndërtojë spitalin pët dhjetë ditë, për pacientët në epiqendrën e virusit, raporti media shtetërore më 24 janar. (AFP)
Një anëtar i ekipit të shpëtimit ecën nëpër pjesët e mbetura të një aeroplani të “Ukraine Airlines”, që u rrëzua pak minuta pasi u ngrit nga aeroporti iranian, “Imam Khomein”, në Teheran të Iranit, më 8 janar, 2020.(Nazanin Tabatabaee/WANA)
Disa persona marrin pjesë në varrimin e një personi, i cili dyshohet se vdiq nga sëmundja COVID-19, në Shën Petersburg më 26 qershor, 2020
Një burrë hedh fishekzjarrë në drejtim të policisë greke, gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit. Protestuesit kundërshtuan ndërtimin e një kampi migrantësh në afërsi të qytetit Mantamados, në verilindje të ishullit Lesbos, më 25 shkurt, 2020. Policia greke doli në rrugët e Lesbosit dhe Chios, pasi qeveria vazhdoi planet e saj për ndërtimin e kampeve të reja të migrantëve. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, në mënyrë që punëtorët të mund të vazhdonin me ndërtimin e kampit, tha një burim policor për agjencinë AFP. (AFP/ARIS MESSINIS)
Një grua fotografon me telefonin e saj, flamurin britanik gjatë një ngjarjeje për të festuar miqësinë ndërmjet Belgjikës dhe Britanisë, që u mbajt në Bruksel më 30 janar, 2020. Më 29 janar, Britania formalizoi largimin nga Bashkimi Evropian, ngjarje që u përcoll me skena emocionale, teksa parlamenti votoi për të ratifikuar dokumentet e tërheqjes. Pas gjysmë shekulli pjesë e BE-së, Britania nisi negociatat me BE-në, për largimin nga blloku. Ky shtet do të largohet përfundimisht nga BE-ja, më 31 janar, 2020. (Kenzo TRIBOUILLARD/AFP)
Aksioni për të shpëtuar kojotat, mes flakëve apokaliptike në Australi
Një pasagjer mban maskë dhe është i mbuluar me qese, pas shpërthimit të koronavirusit të ri, që fillimisht u shfaq në Vuhan, Kinë. Qytetari gjendet në stacionin e trenit në Shangai dhe fotografia është bërë më 9 shkurt, 2020. Organizata Botërore e Shëndetësisë, e shpalli koronavirusin si emergjencë botërore, më 30 janar 2020. Pas rritjes së rasteve në mbarë botën, më 11 mars, OBSH shpalli pandeminë.
Doktorët dhe infermierët me rroba mbrojtëse, në repartin ku trajtohen pacientët me COVID-19, spitali “Casal Palocco” në afërsi të Romës, Itali më 22 prill, 2020.(EPA-EFE/ANGELO CARCONI)\
Monumenti i Olimpiadës i vendosur pranë selisë së Komitetit Olimpik të Japonisë, në Tokio, më 24 mars, 2020. Sipas medieve lokale, gjatë një interviste të publikuar më 28 prill, presidenti i Olimpiadës, Yoshiro Mori, tha se pandemia ka bërë që Lojrat Olimpike, që ishin shtyrë nga korriku i 2020-ës për 2021 – do të pezullohen. (EPA-EFE/FRANCK ROBICHON)
Protestuesit përleshen me policinë pranë Asamblesë Kombëtare të Serbisë, që gjendet në Beograd, më 8 korrik, 2020. Protestuesit kundërshtuan orën policore gjatë fundjavës, masë e vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Protesta më 8 korrik u mbajt pavarësisht se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç kishte paralajmëruar se kjo masë mund të hiqet, për shkak të pakënaqësisë së shprehur nga qytetarët një ditë më parë. Skena kaotike u panë në Beograd më 7 korrik, ku mijëra persona kundërshtuan masën e vendosur nga autoritetet. Në këto protesta u arrestuan rreth 20 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve me policinë, që përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët, hynë në ambientet e parlamentit. (ANDREJ ISAKOVIC/AFP)
Jill Biden, duke tërhequr bahkëshortin, kandidatin demokrat për zgjedhjet presidenciale amerikane, Joe Biden, teksa ai flet me gazetarët në Nju Kastëll, Delauer, më 5 tetor, 2020. (AP/Andrew Harnik)
Mjekët marrin në autoambulancë liderin opozitar rus, Aleksei Navalny. Ai u dërgua për në aeroport ku udhëtoi për trajtim mjekësor në Gjermani, më 22 gusht, 2020.(Aleksei Malgavko/Reuters)
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mban në duar gazetën “USA Today”, që në faqen e parë ka lajmin për shfajësimin e tij. Uashington, 6 shkurt, 2020. (REUTERS/Leah Millis)
Protestuesja dhe polici shikojnë njëri-tjetrin teksa qëndrojnë në një urë në qytetin Krascent, në Nju Orleans, më 3 qershor, 2020. Në SHBA shpërthyen protesta, pas vdekjes së George Floyd, më 25 maj, i cili vdiq teksa po arrestohej nga policia në Mineapolis.(AP Photo/Gerald Herbert)
Njerëz të mbledhur në Sheshin e Republikës, gjatë një proteste më 18 tetor në Paris. Protestuesit në mbarë Francën, bënë thirrje për lirinë e fjalës dhe nderuan mësuesin e historisë, të cilit, iu pre koka në afërsi të Parisit, pasi ai kishte shfaqur karikaturat e Profetit Muhamed, gjatë një ore mësimi. Mësuesi Samuel Paty u vra nga një 18-vjeçar, i lindur në Moskë, por me origjinë çeçene. Sulmuesi, më pas u qëllua për vdekje nga policët francezë. (AP/Michel Euler)
Fëmijët luajnë pas shiut të madh që ra në Karaçi, Pakistan, më 26 korrik, 2020. (Shahzaib Akber/EPA-EFE)
Personeli mjekësor përgatitet të administrojë vaksinën kundër koronavirusit të prodhuar nga Pfizer/BioNTech, në një qendër në Kardif të Mbretërisë së Bashkuar më 8 dhjetor, 2020. Mbretëria e Bashkuar – një prej shteteve të goditura më së shumti nga pandemia – nisi programin e vaksinimit më 8 dhjetor, një hap ky kyç drejt përfundimit eventual të pandemisë. Shtëpitë e të moshuarve, personeli mjekësor dhe personat mbi 80 vjeç, të gjithë ata që do të vaksinohen të parët. (Justin Tallis/Pool via REUTERS)
Larisa Beletskaya, 70-vjeçare, qëndron pranë banesës ku jeton, që u dëmtua gjatë luftimeve ndërmjet forcave të Ukrahinës dhe separatistëve në Luhansk, më 19 shkurt, 2020. (REUTERS/Alexander Ermochenko)
Dy nxënëse kalojnë pranë një shtëpie të djegur në Masanchi, në rajonin Zhambyl në Kazakistan më 26 shkurt, 2020, pasi më herët gjatë shkurtit shpërtheu një dhunë që u mori jetën disa personave. (REL). Autoritetet kazake nisën pothuajse 90 hetime, për të hetuar përplasjet etnike në rajonin Zhambyl, ku më 7 dhe 8 shkurt u vranë 11 persona. Më herët, ata thanë se dhuna ndodhi ndërmjet qytetarëve lokalë kazakë nga minoriteti etnik Dugan – një grup myslimanësh me origjinë nga Kina. Dhuna vdekjeprurëse u shpërnda në fshatrat Sortobe, Masanchi, Auqatty dhe Bulan-Batyr.
Vizitorët në pishinën “Dreamland” në Minsk, Bjellorusi, shijojnë kohën me diell më 27 qershor, 2020, pavarësisht pandemisë. (EPA-EFE/TATYANA ZENKOVICH)
Të burgosurit talibanë lirohen nga burgu në Kandahar, Afganistan, më 12 korrik, 2020. Ata ishin pjesë e shkëmbimit të të burgosurve të 5,000 talibanëve me 1,000 të burgosur të tjerë. Ky shkëmbim, sipas Qeverisë afgane, u bë para se të nisnin bisedimet ndërafgane në Kabul, si pjesë e marrëveshjes ndërmjet talibanëve dhe Shteteve të Bashkuara, që u arrit në Doha të Katarit shkurtin e kaluar. Deri më tani, qeveria afgane ka liruar 1,000 nga 5,000 të burgosurit talibanë, ndërsa talibanët kanë liruar dhjetëra të burgosur. (EPA-EFE/MUHAMMAD SADIQ)
Hoda Kinno, 11 vjeçe, evakuohet nga xhaxhai i saj Mustafa, më 4 gusht, 2020, pas shpërthimit masiv në portin e Bejrutit. Familja Kinno, është nga Alepo e Sirisë. Hoda gjatë shpërthimit pati shumë dëmtime, ndërkaq motra e saj, Sedra 15 vjeçe, vdiq nga ky shpërthim masiv. (AP Photo/Hassan Ammar)
Një arush pellushi në një tavolinë në Prishtinë, më 23 korrik, 2020, kishte për qëllim që të shtyjë njerëzit për të respektuar distancën fizike, teksa autoritetet në Kosovë, vendosën masa të reja për të parandaluar përhapjen e mëtejmë të koronavirusit. (Armend NIMANI / AFP)