MENU
klinika

CNN: Çfarë do të thotë kjo?

Nëse doni të udhëtoni në 2021, ju duhet një pasaportë vaksinimi!

27.12.2020 - 17:50

Tani që vaksinat e koronavirusit kanë filluar të përhapen në SH.B.A. dhe jashtë saj, shumë njerëz kanë filluar të ëndërrojnë ditën kur do mund të udhëtojnë përsëri, apo edhe të shkojnë përsëri në kinema, etj. Por, për të bërë këto aktivitete, përfundimisht mund t’ju duhet diçka përveç vaksinës: një aplikim për pasaportë vaksine.

Disa kompani dhe grupe të teknologjisë kanë filluar zhvillimin e aplikacioneve për smartphone, mënyrë që për individët të ngarkojnë detaje të testeve dhe vaksinimeve të tyre kundër COVID-19. Ata krijojnë ështu letra kredenciale, që mund të shfaqen për të hyrë në koncerte, stadiume, kinema, zyra, apo edhe për të lëvizur nga një vend në tjetrin.

“The Common Trust Network”, një projekt me bazë në Gjenevë dhe në bashkepunim me Forumin Ekonomik Botëror ka partneritet me disa kompani ajrore.

Aplikacioni ‘CommonPass’ lejon përdoruesit të ngarkojnë të dhëna mjekësore të tilla si një rezultat i testit Covid-19 ose, një provë e vaksinimit nga një spital ose profesionist mjekësor, duke gjeneruar një certifikatë shëndetësore ose të kalojë në formën e një kodi QR që mund t’u tregohet autoriteteve pa zbuluar informacione personale.

Sa i përket udhëtimeve aplikacioni bën të mundur shfaqjen e pasaportës shëndetësore në pikat e nisjes dhe mbërritjes, bazuar në itinerarin tuaj.

“Ju mund të testoheni sa herë që kaloni një kufi, por nuk mund të vaksinoheni sa herë që e kaloni atë”, tha për CNN Business, Thomas Crampton, drejtori kryesor i marketingut dhe komunikimit për Projektin ‘Commons’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Guid-shërbimi e Institutit të Shëndeti Publik

Dallimet mes Koronavirus/ COVID-19 dhe gripi sezonal

Raportimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

A mund të shërohemi nga koronavirusi?

Mjeku që luftoi kundër HIV-it, SARS-it dhe Ebola-s

Ai është shpresa e amerikanëve për të luftuar Koronavirusin


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!